ATV

Tag: Celine Dion

  • A do të këndojë Celine Dion në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris?

    A do të këndojë Celine Dion në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris?

    Celine Dion thuhet se do të rikthehet në skenë me një performancë gjatë Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024. Ikona kanadeze është parë në kryeqytetin francez, ku besohet se po qëndron në të njëjtin hotel me Lady Gaga, e cila gjithashtu përflitet se do të performojë gjatë ceremonisë së së premtes (26 korrik).

    Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Kjo do të ishte performanca e parë e Celine që do ngjitet në skenë pasi njoftoi për betejën e saj me sindromën e personit të ngurtë. Një gjendje e rrallë neurologjike për të cilën ajo e hapi për herë të parë në dhjetor 2022, pasi u detyrua të anulonte ‘Tourin Botëror të guximit’ dhe rezidencën e planifikuar në Las Vegas.

    Këngëtarja ka folur së fundmi për gjendjen e saj në dokumentarin e ri ‘I Am: Celine Dion’, në të cilin shihet duke u shpërthyer në lot teksa tregon se sa shumë i mungon të performojë live. “Po punoj shumë çdo ditë, por duhet ta pranoj, ka qenë një luftë”, rrëfen ajo në dokumentar.

    “Më mungon shumë. Njerëzit, më mungojnë ata. Nuk është e vështirë të bësh një shfaqje, e di. Është e vështirë të anulosh një shfaqje’’, u shpreh ajo.

  • Nga këpucët e shqyera, në tapetin e kuq

    Nga këpucët e shqyera, në tapetin e kuq

    Pavaraësisht pasurive marramendëse, disa prej yjeve të njohur botëror sigurohen të mbajnë me vete kujtimet e hidhura të jetës së tyre, në mënyrë që të mos harrojnë se kush ishin dhe se si nisen.

    Një nga fytyrat më të njohura në botën e televizionit, Oprah Winfrey është një nga njerëzit më të pasur në Amerikë sot, por rruga deri këtu , për të ishte jashtzakonisht e vështirë.

    Ajo improvizonte rrobat e saj me thasë dhe ishte abuzuar dhe flinte në terrasë.

    Oprah më parë ka treguar se është përdhunuar dhe abuzuar nga miqtë e familjes, të cilët nuk janë identifikuar publikisht, ndërsa jetonte me nënën e saj në Milwaukee. Pasi mbeti shtatzënë në moshën 14-vjeçare, ajo u transferua në Nashville për të jetuar me babanë e saj.  Ajo vendosi të lindte foshnjën por që I vdiq në spital. Sic tha Oprah, krejtë cka përjetonte në të kaluarën e saj ishte varfëria dhe vetmia.

    Winfrey shkoi në Universitetin Shtetëror të Tenesit në vitin 1971 dhe u bë prezantuesja e lajmeve e parë me ngjyrë dhe më e reja në moshë në një tv lokal në Tenesi . Sot pasuria e saj është 2.8 miliardë.

    Ai është një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit dhe është një nga aktorët më të paguar në botë . Është e vështirë ndoshta të imagjinohet që Tom Cruise dikur nuk kishte fare para. Por familja e tij ishte e varfër dhe ishin pa një shtëpi të përhershme. Babai i tij thuhet se ka qenë i dhunshëm. A mund ta besoni se Tom Cruise kishte ndryshuar 15 shkolla deri në moshën 12-vjeçare – dhe, sic tha ai, gjithnjë ishte bullizuar.

    Aktori para se të bëhej I sukseshëm, kishte punuar në një kafiteri ku ka pastruar enët dhe tavolinat. Për aktorin, viti 1983 ishte viti magjik  kur bota mësoi vërtet emrin, Tom Cruise. Për fat të mirë, ato ditë mbaruan dhe sot Cruise fiton miliona si aktor dhe producent. Pasuria e tij neto është 600 milionë dollarë.

    Në rolin e saj më të famshëm si Carrie Bradshaë në “Sex and the City” ajo vesh vetëm këpucë luksoze, për aktoren Sarah Jessica Parker xhirimet në këtë serial për të ishin ëndërra e bërë realitet .

    Jeta e saj para famës ishte shumë e trishtë, të paktën aktorja e përshkruan si të tillë. Ajo pati deklaruar se në shtëpinë ku jetonin nuk kishin rrymë sa që nuk festonin as krishtlindje, as vit të ri, e as një ditëlindje.  Për dallim nga Cruise dhe Oprah, ajo e cilëson varfërinë si bekim për të sepse në atë shtëpi të zbrazët, kishin shumë dashuri dhe respekt për njëri tjetrin.

    Sarah Jessica Parker tha se të ishte fëmija më i varfër në lagje e bëri atë të ëndërronte dhe punonte më shumë, e që kjo dëshmohet bazuar në pasurinë neto të saj që është 200 milionë dollarë.

    Charlize Theron, aktorja e njohur, është një shembull I një gruaje të fortë. Buzëqeshja e saj e ëmbël fsheh një histori personale të dhimbshme, që gjurmët e trishtimit I mban ende me vete.

    Aktorja ka treguar se përvec se ka jetuar në motel dhe është ushqyer nga shporta e mbeturinave, kur ishte 15 vjec, nëna e kishte qëlluar për vdekje babain e saj si vetmbrojtje dhe ajo ishte e pranishme.

    Jay Z, Eminem, Ed Sheeran, Leonardo DiCaprio, Celine Dion  dhe shumë yje të tjerë, janë vetëm disa nga të famshmit e suksesshëm që janë rritur në varfëri.