ATV

Tag: Ballkani

  • Djali i tyre shënoi golin në minutën e 97, përballë Dritës, prindërit e Nazmi Gripshit i kaplon emocioni: Jemi në qiellin e shtatë

    Djali i tyre shënoi golin në minutën e 97, përballë Dritës, prindërit e Nazmi Gripshit i kaplon emocioni: Jemi në qiellin e shtatë

    Stadiumi ishte i mbushur plot, madje disa shfrytëzuan edhe ballkonet e banesave në Suharekë për të parë derbin më të madh në vend: Ballkani kundër Dritës.

    Krahas “Xhebrailave” dhe intelektualëve, stadiumin e mbushën me praninë e tyre edhe shumë familje, duke ndjekur nga afër derbin e Superligës së Albi Mall me fëmijët e tyre.

    Në fushë, rivaliteti ishte i jashtëzakonshëm, ku të dyja skuadrat luanin për fitore. Megjithatë, ndeshja përfundoi pa fitues, por u shënuan 4 gola.

    Në pjesën e parë rastin më të mirë e pati Drita, e cila shënoi në minutën e 7-të me anë të Blerim Krasniqit, por pas rishikimit të VARIT nga gjyqtari Dardan Qaka, goli u anulua. Kështu, pjesa e parë u mbyll pa gola.

    Pjesa e dytë ishte shumë më dinamike dhe prodhoi gjithçka që mund të ofronte një ndeshje futbolli.

    Mysafirët kaluan në avantazh me golin e Blerim Krasniqit në minutën e 50-të, duke elektrizuar intelektualët në stadium. Mirëpo, avantazhi i klubit nga Anamorava zgjati vetëm 4 minuta teksa barazoi mbrojtësi Gentrit Halili, gol që ngriti në këmbë gjithë stadiumin e Suharekës.

    Kampionët në fuqi patën raste pas golit të barazimit, por nuk arritën të shënonin golin e dytë.

    Ishte minuta e 89-të kur Ensar Huruglica i Dritës bombardon portën me një goditje fantastike, duke mposhtur portierin Enea Koliqi, gol që “çmendi” intelektualët.

    Pavarësisht ishin minutat shtesë, lojtarët e trajnerit Ilir Daja nuk u dorëzuan dhe në minutën e 96-të Nazmi Gripshi shënoi golin e barazimit, duke gëzuar shumë shikuesit në stadium. Megjithatë, më të lumturit ishin prindërit e Nazmi Gripshit, të cilët kishin ardhur nga Shqipëria për të parë djalin e tyre. (Ndiqeni videon më poshtë)

    Kujtojmë se pas këtij barazimi, Ballkani mbetet lider me 60 pikë, dy më shumë se Drita, e cila është e dyta.

  • Befason Alban Lumi: Ballkani do të këtë problem me Fushë Kosovën

    Befason Alban Lumi: Ballkani do të këtë problem me Fushë Kosovën

    Në kuadër të javës së 25, skuadra e inkuadruar në Superligë, Fushë Kosova do të takohet me Kampionin Ballkani.

    Analisti i përhershëm i emisionit ‘EKIP A’, Alban Lumi, ka deklaruar që Ballkani do ta këtë shumë të vështirë me Fushë Kosovën.

    ‘Fushë Kosova ka problem edhe me financa, ka probleme edhe me stadium, pasi nuk i zhvillon ndeshjet si vendas. Unë besoj se edhe Ballkani do ta këtë shumë problem me skuadrën e Fushë Kosovës’ tha Lumi.

    Emisionin ‘EKIPI A’ mund të shikoni live më poshtë.

  • Begaj takohet me Komandantin Suprem të NATO-s: Situata në Ballkanin Perëndimor është ende e brishtë

    Begaj takohet me Komandantin Suprem të NATO-s: Situata në Ballkanin Perëndimor është ende e brishtë

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi ditën e djeshme Komandën Strategjike për Operacionet e NATO-s, ku pati një takim të drejtpërdrejtë me Komandantin e Përgjithshëm, gjeneralin Christopher Cavoli.

    Begaj theksoi se situata në Ballkanin Perëndimor është ende e brishtë duke paralajmëruar se agresioni brutal rus kundër Ukrainës, tenton të përhapet edhe në rajone të tjera.

    “Sot, situata e sigurisë është përkeqësuar dhe konflikti në Lindjen e Mesme, si dhe agresioni brutal rus kundër Ukrainës, tenton të përhapet edhe në rajone të tjera. Situata në Ballkanin Perëndimor është ende e brishtë, gjë që na kujton se sa përpjekje dhe përpjekje duhen për të mbrojtur jo vetëm parimet demokratike, por edhe paqen dhe sigurinë e vendeve tona”, tha Begaj.

    Ai e siguroi gjeneralin Cavoli se “Shqipëria do të jetë gjithmonë aty ku i duhet NATO-s, gjë që e dëshmoi me praninë e saj në misionet dhe operacionet e kësaj aleance në Afganistan, Kfor (Kosovë), Letoni, Bullgari, Irak.

    Begaj vlerësoi veçanërisht investimin e NATO-s në bazën ajrore të Kuçovës, e cila u hap vetëm katër ditë më parë.

    Ai theksoi se “Shqipëria ofron dhe mirëpret angazhimin dhe investimin e NATO-s për të transformuar portin e Porto Romanos në bazën e saj detare”.

  • Prepolli: Ballkani nuk bën dot pa Ilir Dajën, ai bëri diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në Kosovë

    Prepolli: Ballkani nuk bën dot pa Ilir Dajën, ai bëri diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në Kosovë

    Analisti i përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’ Arsim Prepolli ka komentuar vazhdimin e kontratës nga Ballkani me trajnerin Ilir Daja.

    Prepolli ka deklaruar që Ballkani nuk bën dot pa Ilir Dajën dhe se ky klub ka shkruar historinë nën drejtimin e strrategut të lindur në Tiranë.

    ‘Veprim shumë i duhur sepse e dina se çfarë ka bërë Ilir Daja me klubin e Ballkanit. Po te isha unë në kryesi të Ballkanit edhe mos me dal në Evropë nuk e kisha shkarku këtë trajner. Ilir  bëri diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në Kosovë’ tha Prepoilli.

    Kujtojmë që Ilir Daja dhe Ballkani e kanë vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2026.

  • Dragusha: Ballkani e fitoi ndeshjen për shkak të guximit të trajnerit

    Dragusha: Ballkani e fitoi ndeshjen për shkak të guximit të trajnerit

    Analisti i futbollit, Muhamet Dragusha thekson se Ballkani e mposhti Ludogorets për shkak të guximit të shfaqur në rreshtimin e lojtarëve të Ilir Dajës.

    “Lojën Ballkani e fitoi me guximin e trajnerit. Pasi guximi i trajnerit iu kundërvy kundërshtarit me monedhën e njëjtë. Me të njëjtin rreshtim si të Ludogorets luajti edhe Ballkani”, tha Dragusha në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë: