ATV

Tag: Bad Bunny

  • Sa para fitoi Bad Bunny për performancën e “Super Bowl”? – Nuk është ajo që mendonit!

    Sa para fitoi Bad Bunny për performancën e “Super Bowl”? – Nuk është ajo që mendonit!

    Fansat mendojnë se Bad Bunny po fiton miliona për kryesimin e shfqejes së pauzës në “Super Bowl” por e vërteta është shumë më ndryshe. Sipas disa raportimeve të TMZ, ylli nga Porto Rico nuk po merr ndonjë pagë të madhe nga NFL për performancën e tij.

    E vërteta është se nuk ka çek milionash, artistët që performuan në pauz të “Super Bowl” nuk marrin një pagë të madhe nga NFL, ndryshe nga koncertet ku mund të fitojnë miliona për një shfaqje.

    Sipas kontratës së “Screen Actors Guild‑American Federation of Television and Radio Artists” (SAG‑AFTRA), artistët marrin vetëm minimumin e paracaktuar nga sindikata, rreth 1,000 dollarë për ditë për provat dhe performancën.

    Por liga zakonisht paguan të gjitha kostot e produksionit, që mund të shkojnë nga 10 deri në 15 milion dollarë për skenografinë, ekipin teknik, valltarët, udhëtimet dhe pajisjet, por kjo është mbulim i produksionit, jo pagë.

    Ekspozimi është paga reale, pra ajo që Bad Bunny fiton me të vërtetë nga Super Bowl është platforma më e madhe televizive live në botë. Me më shumë se 100 milion shikues, performanca në halftime zakonisht shkakton rritje të madhe në shikimet e muzikës, shkarkimet dhe shitjet e koncerteve dhe këtu artistët bëjnë para reale e afatgjata.

    Pra, nëse prisnit një titull si “Bad Bunny fiton 10 milion dollarë për Super Bowl!”, kjo nuk do të ndodhë, të paktën jo direkt nga NFL. Në vend të kësaj, Super Bowl ofron ekspozim dhe mbulim të produksionit, dhe artistët mbështeten te promovimi për të rritur të ardhurat nga “streaming”, turnetë dhe marrëveshjet me marka pas shfaqjes.

  • “Super Bowl” shpërthen! Protestë kundër ICE në rrugët pranë stadiumit, kaos, thirrje dhe tension!

    “Super Bowl” shpërthen! Protestë kundër ICE në rrugët pranë stadiumit, kaos, thirrje dhe tension!

    Ajo që duhej të ishte dita më e madhe e futbollit amerikan u kthye në një vatër tensioni politik jashtë stadiumit, teksa qindra protestues dolën në rrugë kundër ICE, pikërisht gjatë festimeve të Super Bowl-it!

    Vetëm disa orë para nisjes së ndeshjes, aktivistët kishin filluar të shpërndanin mijëra peshqirë me mesazhin “ICE OUT” pranë stadiumit, si pjesë e një fushate për të kundërshtuar politikat e emigracionit dhe veprimet e Agjencisë Amerikane të Emigracionit (ICE).

    Por situata nuk mbeti vetëm te mesazhet simbolike. Qindra persona marshuan në rrugët kryesore, vetëm pak kilometra larg stadiumit, duke valëvitur pankarta dhe duke brohoritur slogane si: “Jo ICE, jo KKK, jo SHBA raciste!”

    Policia ishte e pranishme, përfshirë njësi mbi kuaj, ndërsa protestuesit deklaruan se ishin aty për të treguar se ICE “nuk është i mirëpritur” gjatë një eventi që shihet si simbol i bashkimit kombëtar.

    Zyrtarët federalë dhe përfaqësues të NFL kishin theksuar se nuk kishte operacione të planifikuara të ICE gjatë Super Bowl-it, por kjo nuk i ndaloi protestuesit të ngrinin zërin.

    Ndërsa brenda stadiumit fansat shijonin spektaklin dhe performancat e gjysmës së lojës, jashtë po zhvillohej një betejë tjetër, ajo mes sportit dhe politikës.

    Pra këtë vit, në “Super Bowl”, nuk u luajt vetëm futboll…

  • Fëmija në “Halftime Show” të Bad Bunny NUK ishte 5-vjeçari i ndaluar nga ICE – Edhe pse u tha se ishte!

    Fëmija në “Halftime Show” të Bad Bunny NUK ishte 5-vjeçari i ndaluar nga ICE – Edhe pse u tha se ishte!

    “Super Bowl Halftime Show 2026” solli spektakël, kulturë dhe shumë dramë, por askush nuk e priste konfuzionin viral që shpërtheu rreth djalit të vogël të cilit Bad Bunny i dhuroi një Grammy në skenë.

    Gjatë performancës, Bad Bunny u përkul dhe i dha një nga çmimet e tij një djali të vogël, në një moment që dukej prekës dhe simbolik dhe rrjetet sociale SHPËRTHYEN me pretendime se fëmija ishte 5-vjeçari Liam Conejo Ramos, djali nga Minnesota që së fundmi ishte ndaluar nga ICE së bashku me të atin.

    Mijëra përdorues shpërndanë video dhe postime duke pretenduar se ky ishte një mesazh i fuqishëm proteste, një moment simbolik ku Bad Bunny po nderonte një fëmijë që ishte bërë viral për shkak të polemikave mbi emigracionin. Disa madje e interpretuan gjestin si një “goditje” ndaj ICE dhe administratës Trump.

    Por ndaluni pak, NUK ishte ai.

    Media të shumta konfirmuan se djali në skenë ishte në fakt aktori i vogël Lincoln Fox, i cili po luante rolin e një versioni të ri të Bad Bunny-t që shikon Grammy-t në televizor përpara se të ngjitej në skenën e Super Bowl.

    Lincoln më pas postoi në Instagram, duke e quajtur përvojën “një nder të paharrueshëm”, duke sqaruar përfundimisht se nuk kishte lidhje me rastin e ICE.

    Megjithatë, interneti nuk u qetësua. Fansat, kritikët dhe teoricienët e konspiracionit vazhdojnë debatin online disa duke thënë se do të kishte qenë një mesazh i fuqishëm nëse do të ishte vërtet Liam, të tjerë duke u habitur se si një moment i thjeshtë u keqinterpretua kaq shpejt.

    Ajo që nisi si një moment festiv në skenën e Super Bowl u kthye në një nga keqkuptimet më të çmendura të natës, duke treguar edhe një herë se në epokën e viralitetit, një gjest i vetëm mund të ndezë miliona teori.

  • Lufta Kulturore shpërthen ndërsa politikanët e sportistët sulmojnë performancën e Bad Bunny në Super Bowl! – “Të rri aty ku është nëse nuk e do ShBA-në”

    Lufta Kulturore shpërthen ndërsa politikanët e sportistët sulmojnë performancën e Bad Bunny në Super Bowl! – “Të rri aty ku është nëse nuk e do ShBA-në”

    Ish-ylli dhe anëtari i Hall of Fame-it të NFL-së, Eric Dickerson, nuk po tërhiqet, përkundrazi, po i shton edhe më shumë zjarr debatit rreth vendimit të NFL-së për të zgjedhur Bad Bunny-n si performuesin kryesor të “Super Bowl 2026”.

    Dickerson, i njohur për stilin e tij shpërthyes në fushë, ka shkaktuar një stuhi jashtë saj me komentet e drejtpërdrejta, duke e quajtur zgjedhjen e ligës një gabim të madh dhe duke thënë se NFL “është shitur”. Në një intervistë për TMZ Sports, ish-lojtari i Rams dyfishoi kritikat, duke thënë se do të preferonte një artist “nga këtu, nga Amerika” ose të paktën nga zona ku zhvillohet Super Bowli.

    “Jo, aspak. Absolutisht jo,” tha Dickerson kur u pyet nëse kishte ndryshuar mendje. “Çfarë kuptimi ka?” Ai shtoi gjithashtu se Porto Rico nuk është pjesë e territorit kontinental amerikan dhe sugjeroi se nëse dikush nuk e do SHBA-në, duhet “të qëndrojë aty ku është”.

    Edhe disa lojtarë të NFL-së kanë shprehur skepticizëm në sondazhe jozyrtare të TMZ, ku rreth 41% e të pyeturve thanë se nuk e pëlqejnë zgjedhjen, duke përmendur mungesën e lidhjes me kulturën e futbollit amerikan ose thjesht shijet personale.

    Kritika të tjera janë fokusuar në deklaratat e mëparshme politike të Bad Bunny, veçanërisht për emigracionin dhe ICE-in, duke e konsideruar praninë e tij si përçarëse për një event që tradicionalisht shihet si bashkues. Edhe figura të njohura politike si Donald Trump, Kristi Noem, Mike Johnson, Marjorie Taylor Greene, kanë dalë kundër zgjedhjes, duke thënë se ai nuk është i përshtatshëm për skenën më të madhe sportive të Amerikës.

    Nga ana tjetër, fansat e Bad Bunny kanë dalë fuqishëm në mbrojtje, duke theksuar se Porto Riko është territor i SHBA-së dhe se suksesi i tij përfaqëson një moment të rëndësishëm kulturor. Ata shtojnë se performanca e tij mund të sjellë një audiencë edhe më të gjerë globale për “Super Bowl”.

    Me “Super Bowl-in” që po afron me shpejtësi, polemika nuk po shuhet dhe qëndrimi i ashpër i Dickerson vetëm sa e ndez edhe më shumë debatin rreth kulturës, identitetit dhe asaj se kë NFL zgjedh të vendosë në qendër të skenës në ngjarjen e saj më të madhe.

  • Zbulohet arsyeja e ndarjes së Kendall Jenner dhe Bad Bunny

    Zbulohet arsyeja e ndarjes së Kendall Jenner dhe Bad Bunny

    Kendall Jenner dhe Bad Bunny e nisën vitin 2023 së bashku, por i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë në dhjetor po të njëjtit vit.

    Duke qenë se kjo ishte lidhja e parë më e gjatë e Kendall që nga ndarja e saj nga Devin Booker, fansat ishin mjaft kureshtarë të dinin se çfarë ndodhi mes tyre. Sipas një burimi afër motrave Kardashians, askush nga familja dhe miqtë e Jenner nuk është se u befasua nga kjo ndarje.

    “Entertainment Tonight” raportoi se ndarja e tyre nuk ishte dramatike, duke cituar një burim që vuri në dukje se gjërat filluan të “ngatërroheshin” mes tyre pas një kohe.

    “Gjërat dalëngadalë filluan të shpërthejnë mes tyre”, tha burimi i brendshëm. “Ata të dy e dinin duke hyrë në këtë se me siguri nuk do të ishte një lloj marrëdhënieje e përjetshme dhe këtë e kanë ditur që nga fillimi.

    Jeta e tyre dinamike sipas burimit ishte arsyeja kryesore e ndarjes së tyre duke shtuar se janë ende të rinj dhe kanë shumë më tepër për të përjetuar. Megjithatë, nuk kishte “ndonjë negativitet mes tyre, dhe ata ende duan më të mirën për njëri-tjetrin”, shtoi burimi i brendshëm./atvlive.tv/

  • Dalin si çift, bëhen viral Jenner dhe Bunny

    Dalin si çift, bëhen viral Jenner dhe Bunny

    Bad Bunny dhe Kendall Jenner vazhdojnë ta kenë vëmendjen e mediave.

    Meqë romanca e tyre ende nuk është konfirmuar nga ata, çifti u kap duke u puthur gjatë një darke në një restorant sushi në West Hollywood.

    Sipas raportimeve, ata u njohën nga disa miq dhe duket se lidhja po bëhet gjithnjë e më serioze, por së fundmi , çifti u bënë viral për shkak të sjelljeve të modeles afër këngëtarit.

    Në paraqitjen e tyre të fundit publike, gjatë ndeshjes së gjashtë të Los Angeles Lakers me Golden State Warriors, u bënë shumë komente në rrjetet sociale lidhur me sjelljet e tyre.

    Bad Bunny, me gotë në dorë, përpiqet të flasë me modelen, e cila e injoron dhe vazhdon të përshëndesë personat që njeh. Kendall vërehet së nuk ndjehej fare rehat pranë Bad Bunnyt.

    Ajo gjatë gjithë kohës nuk e shikon në sy dhe qëndron në distancë me trup nga ai , ndërsa sipas paparacëve dhe ndjekësve në rrjete sociale, Bad Bunny dukej i dashuruar kokë e këmbë me Kendall, duke e ndjekur gjatë gjithë kohës dhe duke kërkuar vëmendje nga ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: