ATV

Tag: Avdullah Hoti

  • Reagon Hoti pasi LDK fitoi betejën në Kushtetuese kundër Qeverisë: Sistemet e komanduara kanë dështuar

    Reagon Hoti pasi LDK fitoi betejën në Kushtetuese kundër Qeverisë: Sistemet e komanduara kanë dështuar

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

    Hoti ka thënë se LDK-ja beson në ekonominë e tregut, konkurrencë e lirë dhe në iniciativën private për të ardhme e zhvillim.

    Deputeti Hoti ka thënë se sistemet e komanduara kanë dështuar dhe se ata që tentojnë t’i ringjallin lodhen kot.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës beson në ekonominë sociale të tregut, në konkurrencën e lirë e në iniciativën private për prosperitet e zhvillim. Sistemet e komanduara kanë dështuar. Ata që tentojnë t’i ringjallin lodhen kot”, ka shkruar Hoti

  • Hoti: Në mungesë të projekteve, Kurti po i promovon qeset- nuk janë esenciale në aspektin ekonomik

    Hoti: Në mungesë të projekteve, Kurti po i promovon qeset- nuk janë esenciale në aspektin ekonomik

    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se është koha kur do të duhej të promovoheshin projektet e kryera gjatë tri viteve në rrugë, arsim, shëndetësi, energjetikë e në ujitje të tokave bujqësore.

    “Është fundi i vitit 2023, që është viti i tretë i qeverisjes majtiste LVV-Guxo. Është koha kur do të duhej të promovoheshin projektet e kryera gjatë tri viteve në rrugë, në arsim e shëndetësi, në energjetikë e në ujitje të tokave bujqësore.”

    Ai ka thënë se kur këto projekte mungojnë, kryeministri Kurti promovon shpërndarjen e qeseve nëpër dyqane.

    “E kur mungojnë këto projekte, atëherë vetë Kryeministri promovon shpërndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane, sado e rëndësishme që është kjo për ambientin, por nuk është esencial në aspektin ekonomik dhe jetën e rënduar të qytetarëve.”

    Ish kryeministri Hoti ka shkruar se në tri vjet qeverisje nuk ka pasur orientim zhvillimor.

    “Tri vjet qeverisje pa asnjë orientim zhvillimor, me normë të zhvillimit ekonomik që gati ka rënë në zero. Tri vjet të qeverisjes vetëm duke shpërndarë subvencione e transfere, të cilat kanë shkuar nga 32% në mbi 42% të buxhetit total. Tri vjet qeverisje me rënie të investimeve kapitale nga rreth 23% të buxhetit total sa ishin në qeveritë paraprake, në vetëm 15% të buxhetit total. Kjo lloj qeverisjeje vetëm zhvillim nuk sjell.”

    Kryeministri Kurti bashkë me ministrin Aliu kanë dalë sot në disa dyqane në Prishtinë për të promovuar zvogëlimin e përdorimit të qeseve plastike.

  • Hoti për Qeverinë Kurti: Fundin e keni afër

    Hoti për Qeverinë Kurti: Fundin e keni afër

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kritikuar qeverisjen e Vetëvendosjes të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

    Hoti ka shkuar në Facebook se kjo qeveri fundin e ka afër, duke shtuar se “me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike”.

    “Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër. Por, me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër”, ka shkruar Hoti në Facebook.

  • Hoti: Dy zhvillime shqetësuese po ndodhin në prokurim publik gjatë qeverisjes “Krejt dhe Drejt”

    Hoti: Dy zhvillime shqetësuese po ndodhin në prokurim publik gjatë qeverisjes “Krejt dhe Drejt”

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka ngritur disa shqetësime të tij në lidhje me prokurimin publik gjatë qeverisë Kurti II. Ai ka thënë se gjatë vitit 2022 janë nënshkruar kontrata njëburimore në vlerë prej 78.6 milionë euro, 26.6 milionë euro më shumë se në vitin paraprak.

    “Gjatë vitit 2022, janë nënshkruar kontrata një burimore në vlerë 78.6 mil euro, një rritje prej 26.6 mil euro krahasuar me vitin paraprak, apo 51% më shumë. KEK-u është prijës në këtë drejtim: nga 44 mil euro vlerë të kontratave të nënshkruara nga KEK-u gjatë vitit 2022, 38% apo 16.8 mil i ka bërë me kontrata njëburimore”, ka shkruar Hoti.

    Ai ka shtuar se në vitin 202, “mesatarisht kanë konkurruar 4.0 operatorë ekonomikë për çdo tender, ndërkaq në vitin 2022 ka konkurruar 4.08”.

    Hoti vlerëson se këto zhvillime janë të dëmshme në dy aspekte.

    “- Kur lidhen më shumë kontrata njëburimore, atëherë buxhetit të shtetit i kushtojnë më shtrenjtë punët apo shërbimet që i prokuron dhe konkurrenca është e padrejtë.

    – Kur ka më pak konkurrues për çdo tender të hapur, atëherë kjo nënkupton se kompanitë private nuk besojnë se kontratat jepen sipas kritereve ligjore, sipas çmimit më të ulët dhe cilësisë më të lartë. Duket qartë se kompanitë besojnë se janë lidhjet dhe favorizimet që përcaktojnë se kujt i jepet tenderi”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

  • Hoti për Osmanin: Komandantja Supreme asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin nga “Defender 2023”

    Hoti për Osmanin: Komandantja Supreme asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin nga “Defender 2023”

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk është deklaruar për përjashtimin e FSK-së nga “Defender 2023”.

    Ai ka përmes një shkrimi në facebook ka thënë se “Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon”.

    Ai ka akuzuar presidenten se është duke qëndruar krahë Qeverisë së Kosovës në shkatërrimin e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në.

    “Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon – “Defender 2023”. Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në”, ka shkruar Hoti.