ATV

Tag: ATV LIVE

  • ​Policia harton plan operativ për festat e fundvitit

    ​Policia harton plan operativ për festat e fundvitit

    Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të një klime sa më të sigurt dhe të qetë, bazuar në detyrat e saj të cilat burojnë nga autorizimet e saj ligjore, ashtu sikurse edhe në të kaluarën përgjatë viteve paraprake, do të sigurohet që të vejë në funksion të gjithë mekanizmat e saj, në mënyrë që në aspektin e rendit dhe sigurisë publike, festat e fundvitit të kalojnë qetë dhe pa incidente.

    Sipas njoftimit, me qëllim të menaxhimit të situatës së sigurisë gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ “Fundviti – 2024 dhe fillimi i 2025”, ku përmes këtij plani është paraparë angazhim i personelit shtesë të PK-së, me shtim të prezencës policore në rrugë dhe në ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve dhe kësisoj do të bëhet i mundur parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

    “Policia e Kosovës ka paraparë ndërmarrjen e masave parandaluese me shtim të prezencës policore në gjithë Republikën e Kosovës, përfshirë edhe zonat e ndjeshme, posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier, përveç kësaj ka paraparë edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet në çfarëdo mase që e rrezikon rendin, qetësinë dhe sigurinë publike.Në kuadër të këtij plani operativ do të ketë shtim të vigjilencës dhe prezencës së njësive të ndryshme policore në rrugë, me qëllim që të mbikëqyret trafiku rrugor në mënyrë që të ndikohet në parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe të incidenteve të mundshme në trafik, njëkohësisht apelon që përgjatë frekuentimit të trafikut rrugor të respektohen të gjitha dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, t’iu përmbahemi kushteve të rrugës, e në veçanti të mos drejtohen automjetet nën ndikim të alkoolit.Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, e në veçanti tek prindërit/kujdestarët, që të jenë të vëmendshëm në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike (mjete plasëse-fishekzjarre) nga fëmijët, me qëllim që të shmanget rreziku që mund të shkaktohet nga këto mjete ngase përdorimi joadekuat i tyre mund të sjellë pasoja të rënda”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore përkatëse, kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

  • Vrasja në Runik, gazetari i ATV-së sjell detajet e fundit nga vendi i ngjarjes

    Vrasja në Runik, gazetari i ATV-së sjell detajet e fundit nga vendi i ngjarjes

    Në fshatin Runik të Komunës së Skenderajt, ku sot gjatë orëve të hershme të mëngjesit, përkatësisht në orën 01:21, një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Këtë e ka konfirmuar për ATV-në zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se dy të dyshuarit ishin të maskuar, të cilët ishin futur brenda në lokal dhe kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të njerëzve të cilët ishin brenda këtij lokali, ku si pasojë mbet i vdekur një 39-vjeçar dhe tre të tjerë mbeten të plagosur.

    Gazetari i ATV-së, Kastriot Tahiri, nga vendi i ngjarjes tregon se trupi i pajetë, me vendim të prokurorit është dërguar për në mjekësinë ligjore, ndërsa të lënduarit po trajtohen në QKUK, ku njëri prej tyre po trajtohet në Qendrën e Mjekësisë Intensive, sepse të njëjtit i është dashur t’i amputohet këmba, ndërsa dy të tjerët po vazhdojnë trajtimin në Klinikën e Ortopedisë, ku deri më tani mësohet se gjendja e tyre është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë. /atvlive.tv

    Lajmet e orës 11:00 në ATV i gjeni në videon më poshtë: