ATV

Tag: Artan Behrami

  • Behrami: Narracioni për Asociacionin është një mashtrim i Qeverisë që po mundohet ta ndjellë te opinioni

    Behrami: Narracioni për Asociacionin është një mashtrim i Qeverisë që po mundohet ta ndjellë te opinioni

    Analisti Artan Behrami në emisionin CONTEXT në ATV, tha se narracioni i Qeverisë për Asociacionin është një mashtrim i radhës që po mundohet ta ndjellë te opinioni publik.

    Ai tha se Qeveria e Kosovës po tenton ta shesë narracionin se pushtetin e kanë marrë ku u nisë Republika Srebska dhe sot e kanë Asociacionin që është në përputhje me Kushtetutën.

    “Unë besoj se është në kuadër të strategjisë së njëjtë edhe tashmë kemi një platformë legjitime që e ka kornizu këtë meqë edhe Bashkimi Evropian, por edhe të tjerët kanë thënë që prezantimi i draft-statutit është një pikënisje e mirë për me bisedu për statutin e Asociacionit. Ne e kemi thënë që ky prezantim që është bërë në Bruksel është shfrytëzuar mirë nga Qeveria e Kosovës për të thënë që ajo përmbanë Republika Serbska. Qeveria e Kosovës, Kurti e Konjufca, janë duke u munduar që të skicojnë kufirin e pikënisjes, kufirin e startit. Pra, këtu është starti sipas tyre, e kemi marrë Kosovën ku u nisë Republika Srebska dhe sot kemi ardhur në një Asociacion, të cilin do ta pranojmë edhe që është në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Behrami.

    Ai tha se kjo që po thotë Qeveria se e ka arritë, nuk është asgjë e re për Kosovën, pasi që sipas tij, çdo ambasador amerikan e ka përseritë se Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    “Pra, ky është narracioni që po mundohet të ndjellet në opinion publik, e vërteta natyrisht është e kundërt që tash e 6-7 vite, çdo ambasador amerikan këtu, zëri iu ka shterrë duke thënë që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, që Asociacioni nuk do të jetë Republika Srebska, që Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Pra është një mashtrim i radhës i cili po mundohet me u ndjellë. Se sa do të ketë sukses në opinion publik do të shihet ditëve dhe javëve të ardhshme”, deklaroi Behrami. /atvlive.tv

  • Behrami: Kurrë nuk ka pasur brum më shumë që Kosova dhe Serbia me e nis një luftë njëra me tjetrën

    Behrami: Kurrë nuk ka pasur brum më shumë që Kosova dhe Serbia me e nis një luftë njëra me tjetrën

    Analisti Artan Behrami, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Kosova dhe Serbia kurrë nuk kanë pasur brum më shumë për ta nisur një luftë njëra me tjetrën.

    Duke komentuar deklaratën e përfaqësuesit të SHBA-së për Ballkan, Gabriel Escobar se ky i fundit pret përafrim mes Kosovës dhe Serbisë në një takim të ardhshëm që mund të ndodh brenda dy javësh, Behrami tha se pas takimit të Brukselit, nuk pret shumë që palët të kenë progres në këtë drejtim.

    “Pas takimit të Brukselit, nuk shoh ndonjë shpresë të madhe që palët munden me u përafrua. Kosova dhe Serbia kurrë nuk kanë pasur brum më shumë se sa me e nis një luftë njëra me tjetrën, nëse i sheh pozicionet e tyre. Dhe prej këtij pozicioni, me i përafru palët që me pasë një marrëveshje për Asociacion e për diçka tjetër, mendoj se është utopi”, tha Behrami.

    Sipas tij, Serbia nuk është duke dashur Asociacion, por status-quo.

    “Krejt marrëveshjet që janë bërë deri më sot mes Kurtit dhe Vuçiq, por edhe ato përpara, as nuk janë implementu, as nuk kanë pasur sukses, sepse strategjia dhe interesi serb është vetëm një, Vuçiqi nuk do Asociacion, ai do me ble kohë. Vuçiqi do status-quo dhe kryeministrit tonë iu kanë dashur dy vjet me e kuptuqë Serbia dhe Rusia duan status-quo”, tha Behrami. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë CONTEXT në ATV e gjeni në videon më poshtë: