ATV

Tag: Arrestim

  • Tjetër sulm masiv në Serbi, arrestohet i dyshuari

    Tjetër sulm masiv në Serbi, arrestohet i dyshuari

    Autoritetet serbe kanë arritur që ta arrestojnë 21-vjeçarin e dyshuar për sulmin masiv të mbrëmshëm ku mbetën të vrarë tetë persona dhe u plagosën 13 të tjerë në fshatin Dubonë.

    Siç raporton RTS, i dyshuari është arrestuar në afërsi të fshatit Kragujevcit.

    Sulmi raportohet të ketë ndodh rreth orës 23:00, teksa sipas ministrisë së Brendshme të Serbisë, sulmuesi qëlloi një grup njerëzish me një armë automatike dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

    Kujtojmë se sulmi i mbrëmshëm është i dyti i këtij lloji pasi të mërkurën një fëmijë 13-vjeç dyshohet se la të vdekur tetë fëmijë dhe rojen e një shkolle në Beograd.

    Tetë të vrarë nga të shtënat masive në disa fshatra të Serbisë

  • Sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij, arrestohet një burrë në Istog

    Sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij, arrestohet një burrë në Istog

    Një person është arrestuar në Istog, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

    “Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport./atvlive.tv/

     

  • Iu premtoi punësim jashtë vendit, arrestohet një grua në Prishtinë për mashtrim

    Iu premtoi punësim jashtë vendit, arrestohet një grua në Prishtinë për mashtrim

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona, duke iu premtuar vende pune jashtë vendit.

    Përmes raportit 24 -orësh, Policia ka bërë me dije se e njëjta është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë 27.04.2023 – 18:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jashtë vendit. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Gjuajti me armë zjarri, arrestohet shtetasi serb në Novobërdë

    Gjuajti me armë zjarri, arrestohet shtetasi serb në Novobërdë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një serb në Novobërdë, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

    Rasti ka ndodhur më datën 24 prill, gjithashtu Policia njofton se ka konfiskuar edhe një armë në shtëpinë e të dyshuarit.

    “Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, stacionit policor Novobërdë me datën 24.04.2023 ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Makresh komuna e Novobërdës. Njësitet policore i janë përgjigjur rastin duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin S.S. (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar serb). Me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellës të të dyshuarit me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi për gjykatën një (1) armë automatike AK-47, njëzet e dy (22) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një (1) karikator”, njofton Policia.

    Më tej, Policia bën të ditur se prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, rasti do të procedohet në prokurorinë themelor.

  • Një burrë dhe një grua arrestohen në Gjilan nën dyshimin për prostitucion

    Një burrë dhe një grua arrestohen në Gjilan nën dyshimin për prostitucion

    Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar një burrë dhe një grua, të cilët dyshohen se janë marrë me prostitucion.

    Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt.

    “MARRJE ME PROSTITUCION/ Gjilan 24.04.2023 – 14:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë marr me prostitucion. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • I ofroi ryshfet Policisë së Kosovës, arrestohet shtetasi i Serbisë

    I ofroi ryshfet Policisë së Kosovës, arrestohet shtetasi i Serbisë

    Është arrestuar një shtetas i Serbisë, pasi i njëjti pas ndalimit nga njësiti policor, u ka ofruar 20 euro ryshfet.

    Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se paratë janë konfiskuar, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Magj. Gjilan-Prishtinë 12.04.2023-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti pasi ishte ndalur nga njësiti policor, gjatë kontrollimit të dokumente, u ka ofruar 20 € ryshfet. Paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.