ATV

Tag: Armand Duka

  • Duka për medien turke: Synojmë të kalojmë grupin në ‘Euro 2024’

    Duka për medien turke: Synojmë të kalojmë grupin në ‘Euro 2024’

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i ftuar në kanalin turk “TRT World” ku foli për edicionin shumë të mirë të Shqipërisë në fushatën kualifikuese. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se suksesi i Kombëtares erdhi si rrjedhojë e punës së mirë të bërë ndër vite. Ai vlerësoi edhe investimet e bëra në infrastrukturë, ku veçoi qendrën stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” duke e cilësuar si më të mirën në Ballkan, ndërsa nënvizoi se në këtë kualifikim të Kombëtares në EURO 2024 kanë meritë të gjithë. Përsa i përket finaleve të Europiani, Presidenti Duka tha se objektivi kyresor është kualifikimi në raundin tjetër.

    – Çfarë fshihet pas suksesit të Shqipërisë në Euro 2024?

    Suksesi i Shqipërisë nuk erdhi rastësisht, nuk ndodhi brenda një dite apo një muaji, por si rrjedhojë e punës voluminoze që është bërë për vite me radhë. Pas kualifikimit tonë të parë në një Europian në 2016-ën dëshira jonë e madhe ishte që të ripërsërisim këtë sukses. Çdo ndeshje është një mësim, çdo fitore, humbje apo barazim ka përfitimet e saj. Suksesi nuk vjen vetëm nga fusha apo nga lojtarët. Sigurisht futbollistët kanë meritën kryesore por suksesi nuk është një drejtimësh.

    Kur flasim për një edicion të sukseshëm kualifikues dua të them që nuk është vetëm merita e lojtarëve por edhe e stafit që kujdeset për gjithçka, që çdo gjë të jetë perfekte. Kur i besuam trajnerit Silvinjo drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit, në janar kishim vetëm një objektiv: Kualifikimin në “Euro 2024”. Merita nuk është vetëm e lojtarëve dhe e stafit por gjithashtu edhe e Federatës Shqiptare të Futbollit. Të gjithë kanë bërë një punë shumë të mirë. Prej muajit mars Kombëtarja shqiptare ka kampusin e saj në “Shtëpinë e Futbollit”, një ndër kampuset më moderne në Ballkan dhe jo vetëm, që ka gjithçka, fusha të reja, palestër dhe të gjitha kushtet për skuadrën dhe lojtarët në mënyrë që të arrinim këtë sukses.

    – Cili ishte reagimi i njerëzve në Shqipëri kur kombëtarja juaj përfundoi kualifikueset si e para në grup? Sa e rëndësishme është kjo për vendin tuaj?

    Të gjithë ne, të gjithë tifozët ishim të lumtur pas këtij suksesi të meritur dhe të gjithë mendojnë që ky ekip mund të fitojë edhe Europianin (qesh). Paraqitja e Shqipërisë në këtë edicion kualifikues ka qenë fantastike në të gjitha ndeshjet. Edhe kur humbëm në sfidën e parë me Poloninë, tifozët ishin të kënaqur me paraqitjen e ekipit.

    Ky ishte rrugëtimi më i suksesshëm për ekipin Kombëtar, jo vetëm sepse siguroi vendin e parë në grup por edhe për paraqitjen shumë të mirë dhe golat shumë të bukur të shënuar nga lojtarët tanë. Më lejoni t’ju kujtoj që golat e Kristjan Asllanit dhe Jasir Asanit u votuan si golat e dytë dhe të tretë më të bukur nga tifozët në faqen zyrtare të UEFA-s.

    – Sa e rëndësishme është që vendet e Ballkanit të shkojnë në finalet e Kampionatit Evropian? Çfarë do të thotë veçanërisht për vendet e vogla si Shqipëria?

    Pas suksesit është një punë shumë e madhe nga Federatat, nga skuadrat, lojtarët dhe mbështetja nga çdo aktor në vend. Mbështetja nga tifozët, nga qeveria, të gjitha bashkë bëjnë që të arrihet një sukses i madh edhe për vende të vogla si Shqipëria dhe për vende të tjera në Ballkan. Mendoj se më e rëndësishmja është duke punuar pa pushim dhe me pasion.

    – Çfarë duhet bërë për të pasur sërish sukses?

    Për Shqipërinë dhe vendet e tjera të vogla nuk është se ndodh shpesh që të kualifikohen në një turne madhor siç është Europiani. Prandaj kualifikimi për ne është shumë i rëndësishëm. Për të vazhduar këtë sukses në të njëjtin nivel për vende si ne nuk është e lehtë, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të ruajmë të njëjtin nivel.

    Mendoj që tifozët nga Ballkani dhe Shqipëria duhet të bëjnë tifozë të shumtë në Gjermani sepse gjatë edicionit kualifikues mbështetja e publikut në vendin tonë ka qenë e madhe. Ne e kemi pasur stadiumin të mbushur plot në çdo ndeshje, biletat janë shitur për një orë dhe tani ne kemi një ‘problem’ të madh me tifozët. Duan që të vijnë të gjithë në Gjermani dhe besoj se kjo është një gjë shumë e mirë për vendin, për të ardhmen dhe për të pasur sa më shumë fëmijë dhe të rinj në lojën tonë të bukur.

    – Çfarë prisni nga Europiani?

    Për ne është një sukses i madh që jemi pjesë e Europianit dhe tani duhet të përgatitemi. Uroj që të gjithë lojtarët t’i kemi mirë me shëndet, në mënyrë që të përgatisim çdo gjë mirë. Ne kemi një grup shumë të vështirë me skuadra shumë të mëdha. Italia, kampione e Europës në fuqi, Spanja kampione e Europës dhe Botës dhe Kroacia skuadër shumë e mirë. Por besoj që të gjithë skuadrat në Europian janë shumë të forta.

    Çdo skuadër ka kualitet, edhe Turqia. Unë mendoj që Turqia ka kualitet për të arritur në finale, pse jo për të fituar edhe Europianin, po ashtu edhe Serbia, të gjitha ekipet. Për ne e rëndësishme është të bëjmë një performacë të mirë në grup dhe objektivi ynë është të kualifikohemi më tej. Shpresoj që ta arrijmë këtë objektiv, gjithesesi ne kemi arritur një sukses të madh dhe jemi pjesë e “Euro 2024”.

  • Duka i bindur: Shqipëria në Evropian

    Duka i bindur: Shqipëria në Evropian

    Kreu i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka, ka folur pas fitores vendimtare të Shqipërisë ndaj Çekisë.

    Shqipëria ka shënuar një fitore mbresëlënëse me rezultat 3:0, përballë Çekisë.

    Sipas tij, Shqipëria tani është me dy është në “Euro 2024”.

    “Të gjithë jemi të lumtur për këtë trepikësh. Jemi me dy këmbë në Evropian. Jam i bindur që do bëjmë edhe më shumë. Këtë fitore sot e kam shijuar më shumë. I kisha lënë të gjitha për fitoren e sotme. Na takon që të festojmë gjatë. Dua të përqafoj gjithë stadiumin sot. Tani kemi më shumë eksperiencë, do bëjmë më mirë në Evropian. Është e vështirë të fle sot”, tha ndër të tjera Duka.

    Pas kësaj fitore Shqipëria mbetet në vendin e parë me 13 pikë dhe i duhen vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin në Euro 2024.

    Polonia fitoi ndaj Ishujve Faroe dhe merr vendin e dytë me nëntë pikë kurse, Çekia mbetet në vendin e tretë.

  • ​Armand Duka zgjidhet zëvendës-presidentit të UEFA-s

    ​Armand Duka zgjidhet zëvendës-presidentit të UEFA-s

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

    Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit europian. Një vendim që vjen natyrshëm duke parë kontributin e madh ndër vite të Presidentit të FSHF-së dhe eksperiencën e tij të vyer në menaxhimin e futbollit tashmë edhe në Europë.

    Një tjetër votëbesim i rëndësishëm për numrin 1 të futbollit shqiptar, që pak muaj më parë u zgjodh për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua në Lisbonë, Portugali.

    Në këto zgjedhje Presidenti Duka arriti një rekord teksa u rendit në vendin e parë në bazë të votave, si më i votuari, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane.

    Lajmi i sotëm është pa diskutim një arritje e madhe jo vetëm për futbollin shqiptar, por për të gjithë Shqipërinë.

  • Duka: Duhet ta mposhtim Çekinë, ndryshe rrezikojmë shkuarjen në Evropian

    Duka: Duhet ta mposhtim Çekinë, ndryshe rrezikojmë shkuarjen në Evropian

    Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka e ka vlerësuar si pozitive ecurinë e kuqezinjve në dy ndeshjet e muajit qershor në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

    Duka u shpreh se skuadra ka bërë detyrën në këto dy ndeshje, ndërsa nënvizon se dy takimet deçizive të Shqipërisë janë në muajin shtator, kundër Çekisë e Polonisë.

    “Kanë qenë dy nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit sepse konsiderohen të lehta në letër, apo ekipet në përgjithësi edhe kanë një lloj nënvlerësimi, por në këtë grup asnjë ekip nuk është i dobët dhe fatmirësisht ekipi ynë e kaloi me sukses, e kaloi duke i vlerësuar maksimalisht të dy kundërshtarët me një paraqitje të mirë dhe me një rezultat pozitiv…Në një lloj mënyrë kemi bërë vetëm detyrën për të shkuar atje ku duhet të shkojmë. Që të shkojmë në Evropian duhet të bëjmë akoma më mirë në shtator, nëse nuk bëjmë në shtator, atëherë do rrëzojmë atë që kemi bërë.”, tha Duka.

    Ballafaqimin me Republikën e Çekisë, Duka e konsideron si vendimtare për këto kualifikuese. Sipas tij, dështimit për të fituar ose barazyar më çekët, do ta rrezikonte kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024.

    “Shumë deçizive, njëri është kreu i grupi, Çekia, tjetri (Polonia) pretendent për të qenë në vendin e parë ose të dytë, ne gjithashtu për të shkuar në Evropian kështu që besoj që shtatori do të jap 80 përqind të pamjes se si do të jetë klasifikimi për të qenë pjesë e Euro 2024. Por nuk do më pëlqente të thosha dy finale, do thosha një, le të Çekinë, një ndeshe shumë e rëndësishme. Padyshim Çekia është në një moment euforik, të mirë, ka bërë disa rezultate pozitive, pavarësisht barazimit me Moldavinë, ka fituar kundër Polonisë, është në vendin e parë në grup dhe ne duhet të shkojmë atje për t’i sfiduar ata në Çeki për të bërë një rezultat pozitiv, për të fituar ose barazuar ndeshje. Nëse nuk bëjmë rezultat pozitiv në këto dy ndeshjet, atëherë do të jetë e vështirë rruga jonë për në Evropian”, tha Duka.

    Shqipëria është pjesë e grupit E ku momentalisht rendita e dyta me gjahstë pikë, vetëm një për paksë së Republika e Çekisë e cila mban vendin e parë.