ATV

Tag: Arlinda Zekaj

  • Sot vazhdon protesta kombëtare për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara

    Sot vazhdon protesta kombëtare për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare do të vazhdojë edhe sot, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Në njoftimin e publikuar, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara.

    Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat dhe bllokimin e institucioneve deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

    “Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar. Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, thuhet në thirrjen e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

  • “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, nis protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, nis protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Ka nisur protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë, në shenjë proteste ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Dhjetëra protestues nga mbarë Kosova janë mbledhur për të marshuar në kryeqytet.

    Destinacioni i parë i tyre do të jetë Ministria e Drejtësisë, e drejtuar nga Donika Gërvalla.

  • (VIDEO) Momenti kur Policia arreston Albert Sylajn në Deçan, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

    (VIDEO) Momenti kur Policia arreston Albert Sylajn në Deçan, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Albert Sylajt, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në Kosovë.

    Sylaj, i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, u arrestua mbrëmjen e së martës, më 27 tetor 2026, rreth orës 23:40, në Deçan, pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore.

    Ai dyshohet se më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës, ka vrarë kunatën e tij, Arlinda Zekajn.

    Vrasja e rëndë kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, veçanërisht pas raportimeve se viktima kishte kërkuar më herët mbrojtje nga institucionet përgjegjëse.

    Sipas Policisë së Kosovës, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit u realizuan falë veprimeve operative të njësive policore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët.

    Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme procedurale do të zhvillohen në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.

    Ndërkohë, në pamjet e publikuara shihet momenti i arrestimit të Albert Sylajt, pas dy ditësh në kërkim nga organet e rendit.

  • “Drejtësi për Arlindën”, Nora Istrefi tregon se do të jetë pjesë e protestës për të

    “Drejtësi për Arlindën”, Nora Istrefi tregon se do të jetë pjesë e protestës për të

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka njoftuar se do të jetë pjesë e protestës që mbahet sot (e mërkurë) në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn.

    Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka shprehur dhimbjen për rastin, duke theksuar se gratë meritojnë të jetojnë të sigurta, pa frikë dhe të kthehen në shtëpitë e tyre pa u rrezikuar.

    “Me dhimbje që po kërkojmë ende gjënë më themelore: që një grua të jetë e sigurt, të jetojë pa frikë dhe të kthehet në shtëpi”, ka shkruar ajo.

    Nora ka bërë të ditur se mendimet e saj janë me familjen e Arlindës dhe me të gjithë ata që e kanë dashur, ndërsa pjesëmarrjen në protestë e sheh si një kërkesë për drejtësi dhe mbrojtje për çdo grua.

    “Si grua, si nënë, me dhimbje dhe me kërkesën që nuk duhet të pushojë: drejtësi për Arlindën dhe mbrojtje për çdo grua”, ka shkruar këngëtarja.

    Në fund, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila mbahet sot, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Artistja ka kërkuar që kjo çështje të mos harrohet dhe që kërkesa për drejtësi të vazhdojë të dëgjohet nga institucionet dhe shoqëria. /Telegrafi/