ATV

Tag: Amir Rrahmani

  • Prepolli: Amir Rrahmani po kërkohet nga Manchester United

    Prepolli: Amir Rrahmani po kërkohet nga Manchester United

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli ka zbuluar se ka kontakte me menaxherin e Amir Rrahmanit dhe sipas informacioneve të tij, mbrojtësi po kërkohet nga Manchester United.

    “Amir Rrahmani ka pasur kontakte me Manchester United dhe me shumë gjasë do ta shohim në kampionatin anglez”, tha Prepolli në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Cassano fajëson Rrahmanin për eliminimin e Napolit nga Liga e Kampionëve

    Cassano fajëson Rrahmanin për eliminimin e Napolit nga Liga e Kampionëve

    Në kanalin “Bobo TV”, Antonio Cassano ka komentuar kalimin tutje të Milanit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi “Rossonerët” eliminuan skuadrën e Napolit.

    Milani eliminoi Napolin brenda dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 2:1, dhe e arriti gjysmëfinalen e turneut pas plot 16 vitesh, raporton KosovaPress.

    Diferencën e bëri ylli portugez Rafael Leao me një super paraqitje, ku vrapoi më shumë se 80 metra me top në këmbë për të asistuar te Olivier Giroud, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes duke e kaluar Milanin në epërsi prej 1:0 në pjesën e parë.

    Tani, Cassano, analist i zakonshëm në “Bobo TV” dha mendimin e tij për ndeshjen. Ish-ylli i Romas dhe Real Madridit u fokusua në disa probleme të Napolit, ku njëri prej tyre ishte edhe ylli kosovar, Amir Rrahmani.

    Cassano e fajësoi Rrahmanin për golin që Napoli e pësoi, duke thënë se mbrojtësi kosovar mund ta kishte ndalur aksionin duke shkaktuar ndërhyrje të palejueshme.

    “Milani e luajti ndeshjen si një skuadër e vërtetë dhe diferenca prej 24 pikësh në ligë nuk u ndje. Por pse Rrahmani nuk bëri ndërhyrje për ta ndalur golin? Menjëherë kur Leao morri topin, ai nuk duhej ta lejonte”, tha Cassano.

    Më tej, Cassano uroi Napolin për aventurën që e ka bërë deri tani, por tha se Milani kaloi tutje me plot meritë.

    “Urime Napolit për aventurën që e ka bërë, por për të bërë një hap para, i duhet edhe një lojtar qendror i një niveli të lartë. Milani kaloi tutje me plot meritë”, tha Cassano.