ATV

Tag: Albina Haliti

  • Haliti: Takimi me Borrell-in nuk solli asgjë, policët tashmë ishte dashur të lirohen

    Haliti: Takimi me Borrell-in nuk solli asgjë, policët tashmë ishte dashur të lirohen

    Gazetarja Albina Haliti, në emisionin DIREKT në ATV, tha se takimi i shefit të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell me Kurtin e Vuçiqin nuk solli asgjë të re, pasi që sipas saj, policët e rrëmbyer tashmë ishin dashur të lirohen.

    “Takimi me shefin e BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell që ishte ndarë veçmas me Kurtin edhe Vuçiqin, nuk solli asgjë, nuk solli një garancë, sepse tash në këto momente veç se ish dashtë të lirohen policët e arrestuar. Veç me e pa reagimin e Borrellit, e sheh që lirimin e policëve e ka dhënë te pika e tretë, mandej është edhe një kusht tjetër që ia ka rritë fuqinë EULEX-it”, tha Haliti.

    Sipas saj, nga ky takim është fuqizuar EULEX-i, si një mekanizëm ndërkombëtarë që të bëjë monitorimin e zhvillimeve në veri.

    “Ne e dimë që një kohë të gjatë, forcat policore të EULEX-it kanë qenë në një numër shumë të vogël. Borrelli kërkoi monitorim, do të thotë një mekanizëm i jashtëm ndërkombëtar ta monitorojë punën e policisë tonë, do të thotë nuk është që kanë besim të plotë në krejt këtë situatë që është duke ndodhur”, tha Haliti. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • “O Xhevdet, pse s’po e përmend…”, përplasje e ashpër mes Halitit e Pozharit

    “O Xhevdet, pse s’po e përmend…”, përplasje e ashpër mes Halitit e Pozharit

    Në emisionin DIREKT në ATV, ka ndodhur një debat i ashpër mes analistit Xhevdet Pozhari dhe gazetares Albina Haliti.

    Pozhari akuzoi qeverisjen e Isa Mustafës për marrëveshjet e më hershme me Serbinë, ndërsa Haliti ia ktheu se pse ai nuk po akuzon qeveritë tjera, por po flet për Qeverinë Mustafa.

    “O Xhevdet, po flet për Isa Mustafën, një kryeministër që ka qenë qe sa vite. Pse s’po flet për qeverinë Haradinaj, Qeveria Kurti 1, Qeveria Hoti, pse po kthehesh të Isa Mustafa. Me u kthy të Isa Mustafa është një regres shumë i madh”, i tha gazetarja Haliti.

    “Thirre zotrin Haradinaj, edhe kur e thirrë zotrin Mustafa, ballafaqohu me neve që t’ia japim argumentet, mos t’ia lëmë atij sallamadi”, ia ktheu Pozhari. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: