ATV

Tag: Alban Zogaj

  • Teleferiku në parkun e Gërmisë ende jashtë funksionit, Zogaj: Jemi duke analizuar një projekt

    Teleferiku në parkun e Gërmisë ende jashtë funksionit, Zogaj: Jemi duke analizuar një projekt

    Është parku më i frekuentuar nga qytetarët. Gërmia, shtrihet në verilindje të Prishtinës me sipërfaqe prej 62 km2. 

    Por, një pjesë e këtij parku nuk mund të vizitohet për shkak të mungesës së një teleferiku, ndonëse janë të gjitha pajisjet për funksionalizimin e tij, teleferiku në parkun e Gërmisë tash e disa vjet është jashtë funksionit.

    Ideja për vendosjen e teleferikëve në një pjesë të Gërmisë ishte marrë qysh në vitin 1987. Këtë iniciativë e mori një grup i sportistëve që kishte për qëllim krijimin e një qendre të skijimit.

    Derisa pushteti aktual i Prishtinës nuk ka ndonjë plan konkret, nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj, thotë janë duke e analizuar gjendjen. 

    “Na duhet një plan i detajuar për ski liftin e Parkut të Gërmisë, ndonëse ka zëra që e kundërshtojnë funksionalizimin e tij pasi sipas tyre e dëmton natyrën atje gjë që kanë të drejtë  dhe jemi duke e analizuar që të realizojmë për këtë vit një projekt për realizimin e këtij ski lifti.”, tha Zogaj. 

    Teleferiku në Gërmi ishte ndërtuar krahas ndërtimit të pishinës së Gërmisë, me vetëkontribut të punëtorëve të asaj kohe, të cilët i jepnin 2 për qind nga paga mujore. Derisa projekti nuk u realizua kurrë baza ka mbetur./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    https://www.youtube.com/live/RO19hgFozrw?si=Y1tcAsjDcRhy9Sd6

  • “28% investime kapitale në Prishtinë, është dështim”, Zogaj: Ka qenë vit i vështirë, kam edhe shpjegim pse!

    “28% investime kapitale në Prishtinë, është dështim”, Zogaj: Ka qenë vit i vështirë, kam edhe shpjegim pse!

    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tregoi se komuna e Prishtinës ka realizuar vetëm 28% investime kapitale vitin e kaluar, shifër kjo që sipas tij është një dështim për komunën.

    “Më shumë kishte larë borxhe se sa që ka bërë investime kapitale Përparim Rama. E pash në krahasim me vitin e kaluar, diku dy milionë borxhe të lame i kish sivjet, prej 5.7 milionë në 3.7 milionë, ndërsa investimet kapitale i ka 28 për qind me mesatare rreth 2% në muaj. Më e përmbyllë vitin në Prishtinë me 28% investime kapitale, është dështim total. Po thonë Albinit nuk po i thotë ‘puna e mbarë kurrkush, por as Përparim Ramës nuk i ka thënë ‘puna e mbarë” askush vitin e kaluar”, tha Hamidi.

    Pas këtyre fjalëve ka reaguar nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i cili tha se viti i kaluar ka qenë një vit i vështirë për Prishtinën.

    “Ka qenë vit i vështirë dhe i japë shpjegimet pse ka qenë vit i vështirë. Kemi gjetur 20 e kusur milionë euro kontrata të bllokuara në organin shqyrtues të prokurimit”, tha Zogaj. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Zogaj: Të hyrat vetanake të komunave janë vetëm të komunave

    Zogaj: Të hyrat vetanake të komunave janë vetëm të komunave

    Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në emisionin CONTEXT në ATV, foli edhe njëherë për propozimin e Qeverisë për Ligjin Mbi Ndarjet Buxhetore, në të cilin ishte paraparë që të hyrat vetanake të komunave të mos barten prej vitit në vit.

    “Për herë të par që prej pasluftës, në 20 vietet e fundit, propozohet diçka që është antikushtetuese që është për të hyrat vetanake të komunave. Kjo është një kategori e veçantë ku mbledhin të hyra nga taksat, kryesisht në pronë por edhe në ndërtim e infrastrukturë etj, dhe këto janë ekskluzivisht të hyra të komunave, edhe kushtetuta e garanton. Për herë të parë u propozua nga Qeveria që këto të hyra vetanake mos me u bartë më prej vitit në vit, por me shku në fond të Kosovës. Ne reaguam, thamë kjo është totalisht e papranueshme, është antikushtetuese dhe nuk guxon të preken të hyrat vetanake të komunave”, tha Zogaj.

    Sipas tij, të hyrat vetanake të komunave janë vetëm të komunave.

    “Është granti qeveritar tjetër që ata munden me e ndalë dhe Qeveria e ndal në qoftë se nuk shpenzohet deri në fund. Por të hyrat vetanake në qoftë se nuk shpenzohen, barten prej një viti në vitin tjetër. Kësi soji edhe reagimi i GP të LDK-së Kuvendin e Kosovës, andaj pat një pajtim pas debateve, pat një pajtim që kanë të drejtë GP i LDK-së, u votua me u heq ai nen amendament ku thotë të hyrat vetanake të komunave barten ne fondin e Kosovës dhe pastaj prej fondit të Kosovës shpërndahen”, shpjegoi ai. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Zogaj: Ka shumë prona të Komunës së Prishtinës që janë të uzurpuara, duhet ndihmë nga Prokuroria dhe Policia

    Zogaj: Ka shumë prona të Komunës së Prishtinës që janë të uzurpuara, duhet ndihmë nga Prokuroria dhe Policia

    Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ka shumë prona që vazhdojnë të jenë të uzurpuara për vite të tëra, të cilat janë pronë e Komunës së Prishtinës.

    “Ne kemi edhe prona të komunës së Prishtinës të cilat janë të uzurpuara, me vite e vite të tëra dhe për të cilat kemi një qasje të njëjtë sikur për pronat e Ministrisë së Bujqësisë, ato të AKP-së dhe të institucioneve të tjera”, tha Zogaj.

    Ai tha se nuk i takon vetëm Komunës së Prishtinës që të merret me këtë temë, por u duhet ndihmë edhe nga Prokuroria dhe Policia.

    “Kjo nuk i takon vetëm Komunës së Prishtinës me u marrë me këtë temë, por është temë me të cilën duhet me u marrë edhe nivele më të larta dhe duhet ndihmë edhe prej prokurorisë edhe prej policisë me i liru pronat dhe me i kthy te pronarët e vet. Ne po e kërkojmë këtë ndihmë edhe për pronat e Komunës së Prishtinës”, tha Zogaj.

    Ai përmendi se në Zonën Industriale ka shumë prona që janë uzurpuar të cilave ende nuk iu është bërë ndonjë zgjidhje.

    “Ka prona të komunës së Prishtinës krejt në Zonën Industriale. Ka prona e prona të uzurpuara vite e vite përpara të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje. Ka qira mbi qira, ka biznese të shumta të cilat sot funksionojnë aty e që janë në prona publike të kohës së më parshme”, theksoi Zogaj. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: