ATV

Tag: Akil Gjakova

  • Akil Gjakova mbetet pa medalje, mposhtet nga xhudisti bullgar

    Akil Gjakova mbetet pa medalje, mposhtet nga xhudisti bullgar

    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka përfunduar garën në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

    Ai pësoi humbje nga xhudisti bullgar Mark Hristov më Waza-ari, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

    Ndryshe edhe xhudisti Dardan Cena është eliminuar pasi pësoi humbje në luftën e parë nga Manuel Parlati, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

     

  • Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, shpallen sportistët e vitit në Komunën e Pejës

    Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, shpallen sportistët e vitit në Komunën e Pejës

    Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar ceremoninë zyrtare për shpalljen e sportistit të vitit 2023, në Komunën e Pejës.

    Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka i përshëndeti të pranishmit të cilëve, ju uroj mirëseardhje në ngjarjen më kulminante sportive, ku do të prezantohen sukseset e shumta të sportistëve tanë.

    Sportisti më i mirë i vitit është zgjedhur xhudisti Akil Gjakova, ndërsa sportistja më e mirë Distria Krasniqi.

    Përveç tyre, u nderuan edhe sportistët në perspektiv, si dhe klubnet më të mira dhe u ndanë edhe çmime tjera.

    E derisa trajneri i vitit është shpallur Driton kuka, pasi që është trajneri më i suksesshëm shqiptar në botë. Me klubin e xhudos “Ippon” ka nxjerr kampion olimpik, kampionë botërorë e evropianë, medaliste të arta olimpike duke arritur në majat e suksesit botëror.

  • Kosova dridh Evropën në xhudo, rrëmben katër medalje në Evropian

    Kosova dridh Evropën në xhudo, rrëmben katër medalje në Evropian

    Është mbyllur tashmë Kampionati Evropian i Xhudos i mbajtur në Kosovë, përkatësisht në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

    Kosova edhe kësaj radhe dëshmoi se është vend i pathyeshëm në këtë sport, pasi ka rrëmbyer hiç më pak se katër medalje.

    Ndryshe, 55 shtete morën pjesë në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos në Prishtinë. Kosova fitoi një medalje të artë dhe tri të bronzta.

    Tri medalje të bronzta rrëmbyen nga Dardan Cena, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, ndërsa me medalje të artë u stolis xhudisti Akil Gjakova i cili fitoi katër luftëra për ta arritur objektivin e madh.

  • Tjetër fitore e Akil Gjakovës

    Tjetër fitore e Akil Gjakovës

    Akil Gjakova ka rrëmbyer edhe fitoren e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos.

    Në raundin e 1/16, Gjakova mposhti austriakun Lukas Reiter pas një lufte të gjatë dhe të fortë, raporton KosovaPress.

    Me këtë fitore, xhudisti kosovar është kualifikuar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë në këtë kampionat.

    Nora Gjakova futet në mesin e tetë më të mirave

  • ​Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Abu Dhabi

    ​Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Abu Dhabi

    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

    Pas pesë fitoreve të shënuara, ai u ndal në finale të kategorisë deri në 73 kilogramë.

    Akili fitoi medaljen e parë që prej se u bë kampion Evrope 2021 dhe medalist i bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, përcjellë KosovaPress.

    Kjo fitore ka sjellë plus 700 pikë në llogarinë e tij për Lojërat Olimpike Paris 2024.

    Nesër garon Shpati Zekaj, ndërsa kampionet olimpike, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, pushuan, sikurse Laura Fazliu.

  • Grand Prix Upper Austria, Akil Gjakova kalon në raundin e dytë

    Grand Prix Upper Austria, Akil Gjakova kalon në raundin e dytë

    Xhudisti i ekipit kosovar, Akil Gjakova ka kaluar në raundin e dytë të Grand Prix Upper që po mbahet në Austri.

    Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova në raundin e parë shënoi fitore kundër xhudistit nga Kazakistani, Darkhan Koibagar, raporton KosovaPress.

    Tani, në raundin e dytë, Akili do të përballet me xhudistin nikoqir, Herbert Wicker.

  • Nora e Akili mbesin pa medalje, por japin shenja se po kthehen

    Nora e Akili mbesin pa medalje, por japin shenja se po kthehen

    Dita e tretë e Kampionatit Botëror nuk ishte e lehtë për ekipin e Kosovës në xhudo. Shorti nuk ishte më i miri, Driton Kuka u detyrua të largohej herët nga këndi i trajnerit dhe forma e rivalëve ishte shumë e lartë.

    Nora Gjakova, Akil Gjakova e Flaka Loxha, që garuan të martën, mbetën pa medalje, njëjtë si Distria Krasniqi të hënën. Të tre kishin fitore, por jo ecurinë e duhur për të zënë vend në podium.

    Është pritur rezultat më i mirë, sidomos nga Nora e ndoshta edhe nga Akili. Por asnjëri nuk ka shfaqur gjithë potencialin që ka. Megjithatë, Nora e Akili kanë dhënë shenja se po kthehen aty ku e kanë vendin, në nivelin më të lartë ndërkombëtar.

    Nora e Akil Gjakova kanë pasur lëndime të krahut, që tashmë i takojnë së kaluarës. Më pas kanë pasur telashe edhe për të shfaqur më të mirën, sidomos Akili. Megjithatë, të dy ofruan sinjale të martën në Doha të Katarit se janë në rrugën e duhur. Nga ngjarja kryesore e vitit mbetën pa medalje, por synimi i madh i tyre është Olimpiada e vitit të ardhshëm në Paris.

    Rrugëtimin e Norës në kategorinë deri 57 kilogramë e ndali turkja Hasret Bozkurt. Ajo ka pasur ditën më të mirë në karrierë. Fillimisht ndali kampionen në fuqi të botës, brazilianen Rafaela Silva e më pas kampionin olimpik në fuqi, Nora Gjakova.

    Nora në xhiron e parë ishte e lirë e në të dytën mposhti italianen Thauany Capanni Dias. Më pas e mposhti edhe gjermanen Seija Ballhaus dhe festoi me emocion, sikur ta ketë kaluar një pengesë shumë të madhe. Ndoshta është emocioni që Norës i është dashur si shenjë për kthimin e duhur. Në çerekfinale pengesë e pakalueshme ishte Hasret Bozkurt nga Turqia. Nora nuk u rikuperua shpejt dhe humbi edhe nga jugkoreania Mimi Huh në repesazh. U rendit e shtata në fund.

    Në kategorinë deri 57 kilogramë garoi edhe Flaka Loxha. E kaloi jo lehtë Christianne Legentilin e Mauriciusit. Më pas zhvilloi luftë të fortë me brazilianen Jessica Lima, por megjithatë pësoi humbje.

    Edhe Flaka vlerësohet se ka lëvizur para me paraqitjen në Botërorin në Doha.

    Në kategorinë deri 73 kilogramë, Akili nisi me fitore ndaj rumunit Adrian Sulca. Më pas e mposhti edhe jugkoreanin Heoncheol Kang. Por në xhiron e tretë i pakalueshëm ishte italiani Manuel Lombardo, ish-nënkampion i botës. Lombardo shkoi deri në finale më pas.

    Trajneri Driton Kuka ka marrë sinjale të rëndësishme nga gara e deritashme në Botëror. Ai e di që prej ekipit të xhudistëve vazhdimisht priten medalje. E di po ashtu që presioni nuk është i lehtë të përballohet. Por Kuka është i fokusuar që ekipi të jetë në formën më të mirë në Olimpiadën e Parisit. Dhe është shumë i kënaqur se si ekipi po përgatitet për garën më të madhe të mundshme, ndonëse kanë mbetur edhe një vit e tre muaj.

    Në Botëror do të garojnë edhe Laura Fazliu e Loriana Kuka. Laura garon të mërkurën. Ajo vlerësohet me potencial për të hyrë në zonën e medaljeve, por nuk do ta ketë të lehtë.