ATV

Tag: Agim Ademi

  • Samir Ujkanit emërohet zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës

    Samir Ujkanit emërohet zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës

    1 nëntori ishte dita kur portieri i Kombëtares së Kosovës Samir Ujkani, e la futbollin aktiv, duke e mbyllur karrierën e tij në moshën 35-vjeçare. Gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi në rrjete sociale, Ujkani njoftoi lidhur me vendimin që kishte marrë, e po ashtu shprehu emocionet dhe përjetimet e tij gjatë gjithë karrierës, duke falënderuar klubet në të cilat ka luajtur dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

    Por në fund të letrës përshëndetëse ai shkroi: “çdo fund, sjellë një fillim të ri dhe fillimi im i ri, po nis tani”.

    Dhe Samir Ujkani nuk kishte pse të pres gjatë për “fillimin e ri”. Pas karrierës së suksesshme në skuadra të ndryshme në Evropë e po ashtu eksperiencës dhe suksesit në Kombëtaren e Kosovës, Ujkani është ftuar t’i bashkohet Kombëtares A, por me përgjegjësi të reja.

    Në fakt, presidenti Ademi sot priti në zyrën e tij Ujkanin dhe e falënderoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane dhe njëkohësisht për ta mirëpritur në postin e ri si zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.

    I pari i FFK-së i uroj shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm. Tutje, presidenti Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri.

    Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që presidenti Ademi dhe FFK i besuan në Kombëtaren e Kosovës. Ai falënderoi presidentin dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për kombëtaren, ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër.

  • ​Kurti futbollistëve: E di se me Zvicrën e keni më vështirë

    ​Kurti futbollistëve: E di se me Zvicrën e keni më vështirë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në shoqëri të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zv/ministres Daulina Osmani kanë qëndruar sot për vizitë në kampin e Kombëtares së Kosovës në hotel “Emerald”.

    Presidenti Agim Ademi duke e falënderuar të parin e ekzekutivit për vizitën ka shprehur mirënjohjen e tij në emër të FFK-së për mbështetjen që institucionet shtetërore po i japin ekipit kombëtar dhe në përgjithësi futbollit të Kosovës.

    “Kryeministri është motivues i madh dhe është njeri i aksionit, prandaj e kemi parë të arsyeshme që ai si kreu i qeverisë të vjen sot për vizitë dhe të japë mesazhin e tij frymëzues për të ecur përpara së bashku”, ka thënë presidenti Ademi.

    Ndërkaq, kryeministri i Republikës ka falënderuar futbollistët dardanë dhe stafin e kombëtares në përgjithësi për punën e mirë dhe për emocionet e papërshkrueshme që i japin popullit të Kosovës.

    “Ju vazhdimisht në ndeshjet e kaluara na keni sjell emocione por ethe. Janë emocione të paharrueshme dhe gëzime të cilat na mbajnë optimistë për të ardhmen. Ju dëshiroj shumë sukses në dy ndeshjet në vijim. E di se me Zvicrën e keni më vështirë edhe për arsye objektive. por besoj se me mbështetjen e ministrisë, me trajnerët që keni dhe me punën ekipore e ushtrimet që do të bëni në këto ditë do të keni mjaftueshëm energji që edhe në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ më 9 shtator por edhe më 12 shtator kundër Rumanisë të jepni maksimumin dhe të merrni rezultatin që të gjithë e presin me aq dëshirë. Faleminderit gjithsecilit për gjithë këtë kontribut, i cili nuk është vetëm sportiv por është edhe popullor sepse jo vetëm njerëzit që përcjellin sportin ju ndjekin. Juve ju ndjekin krejt njerëzit që e duan Kosovën”, ka theksuar para futbollistëve kryeministri Kurti.

    Në emër të ekipit kombëtar kryeministrin me bashkëpunëtorët e tij i ka falënderuar kapiteni Amir Rrahmani.

    “Faleminderit për përkrahjen ndaj ekipit kombëtar dhe ndaj federatës. Shpresoj që edhe në të ardhmen kontributi dhe ndihma e institucioneve për rritjen e futbollit nuk do të mungojë”, ka thënë kapiteni i Dardanëve.

    Ndërkaq, ministri Hajrulla Çeku premtoi se institucionet do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah futbollit dhe ekipit kombëtar. “Ju jeni të vetëdijshëm për rëndësisnë e këtyre dy ndeshjeve dhe ne jemi këtu për t’iu ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme si shtet e si institucione, jo vetëm zyrtarisht por edhe moralisht e me zemër. E keni një shtet dhe shoqëri të tërë mbrapa. Edhe jemi krejt me juve. Dijeni se po e përfaqësoni më shumë se një ekip dhe një sport. Këtu e kemi një gjasë të madhe për të ecë përpara dhe duhet ta shfrytëzojmë. Faleminderit të gjithëve për kontributin që e jepni për shtetin”, ka thënë Çeku.

  • Agim Ademi lirohet nga arresti shtëpiak, i kthehet punës në FFK

    Agim Ademi lirohet nga arresti shtëpiak, i kthehet punës në FFK

    Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka reaguar pasi është liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

    Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram, Ademi është shprehur krenar për punën e tij.

    “I rikthehemi punës me përgjegjësi dhe krenari!”, thuhet në postimin e Ademit të shoqëruar me një fotografi nga zyra e tij.