Ish selektori i Kosovës për U21, Rafet Prekazi ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmendin.
Në këtë emision në rubrikën ‘njëmbëdhjetësha e nostalgjisë’ Rafet Prekazi ka bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë, me lojtarë që ai i ka menaxhuar në të kaluarën.
Pjesë e formacionit janë edhe dy lojtarë që tashmë e kanë ‘braktisur’ kombëtaren e Kosovës.
Se kush janë ata, mund të shikoni në videon e me poshtme.
Legjenda e futbollit kosovar Rafet Prekazi ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmendin në ATV.
Prekazi në këtë emision e ka komentuar edhe formën në të cilën po kalon Prishtina këto vitet e fundit.
Ish lojtari i kësaj skuadre ka deklaruar që ka lojtarë te Prishtina që nuk kanë kualitet dhe nuk e meritojnë me vesh fanellën e klubit më të madh në vend.
Edlir Tetova trajneri i klubit futbollistik Egnatia, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte nga Tirana për emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmendin në ATV.
Tetova i cili me skuadrën e tij Egantia është lider në superioren e Shqipërisë ka treguar që janë disa klube nga Kosova të cilat kanë shfaqur interesim për të angazhuar si trajner.
Kur jemi te Tetova, 40 vjeçari para dy viteve kishte qenë pjesë e Ulpianës ku mënyra se si luante skuadra e tij ishte lavdëruar nga kritikët e futbollit.
Për më shumë ndiqeni emisionin më poshtë./Atvlive.tv
Kryetari i klubit FC Ferizaj, Lulzim Abazi në një intervistë ekskluzive për emsionin ‘A PLAY’ në ATV, ka folur pas largimit të Ismet Munishit, nga klubi i FC Ferizaj.
Abazi ka deklaruar që trajneri Ismet Munishi ka dhënë vet dorëheqje pasi që sipas tij ai i kishte kërkuar të qëndronte.
‘Pas lojës që patëm me ekipin e Vjosës ku edhe pësuam humbje, në ditën e nesërme patëm një mbledhje ku ishte i pranishëm edhe trajneri Ismet. Trajneri aty u tha lojtarëve që ai nuk ka çfarë të jap më shumë. Unë insistova që të qëndrojë, por e kishte vendosur. Po ua them që largimin nuk e priti askush mirë, madje kishte edhe lot nga disa lojtarë’ tha Abazi.
Kujtojmë që me trajnerin Ismet Munishi, FC nga nëntë takime në Ligën e Parë kishte arritur 4 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje duke grumbulluar 14 pikë dhe duke u renditur në vendin e katër me 7 pikë prapa Ulpianës lidere./Atvlive.tv
Një prej trajnerëve më të mirë në Shqipëri, Sulejman Starova ka qenë pjesë e emisionit ‘A PLAY’ në ATV.
Starova në ‘A PLAY’ e ka komentuar paraqitjen e lojtarëve të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 dhe ka befasuar duke thënë që Giresse e meritonte të vazhdonte me qenë trajner i kombëtares së Kosovës.
‘Kosovës i ka munguar fati. Duke e parë ndeshjen në Izrael, ishte një moment kur Rashica humbi portën bosh. Trajneri ishte aty i pafajshëm, pasi që Kosova kishte shumë raste. Giresse pa dyshim që do duhej të vazhdonte me kombëtarën e Kosovës. Kosova ka luajtur shumë mirë. Kosova gaboi me largimin e tij’ tha Starova.
Kur jemi te Giresse, francezi ishte larguar nga Kosova menjëherë pas humbjes nga Bjellorusia.
Ish selektori i kombëtares së Kosovës në futboll Edmond Rugova ka qenë sot i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV.
Rugova në ‘A PLAY’ ka folur për kombëtaren e Kosovës në futboll e po ashtu ka treguar për kohën kur Xherdan Shaqiri ishte i gatshëm që të luaj për ‘Dardanët.’
‘Ishte viti 2008 kur Xherdan Shaqiri, Anel Rashkaj, Migjen Basha të gjithë ishin të grumbulluar në kampion tonë në Zvicër. Me la përshtypje Xherdan Shaqiri një djalosh me fizik fantastik me ra në sy për të mirë. Ishte i gatshëm për të luajtur për Kosovën. Një moment me tha trajner me ruaj numrin 10 se unë do të vi’ tha Rugova.
Përndryshe ish selektori potencoi që po te ishte Kosova pjesë e UEFA dhe FIFA-së, Shaqiri në 2008 do ta zgjidhte Kosovën.
Emisionin e plot mund ta shikoni në linkun më poshtë.
Gazetari Kushtrim Reshtiaj, në emisionin A PLAY në ATV, tha se ftesa nga kombëtarja e Kosovës për Zyben dhe Delloven, edhe pse e vonuar, ka qenë super meritore.
“Unë kam qenë promotor i vazhdueshëm i këtyre futbollistëve me kaq shumë klasë që i ka Kosova dhe specifikisht Ballkani që këta është dashtë gjithsesi të kenë ftesën e Përfaqësueses së Kosovës. Ne që përcjellim futboll që një kohë të gjatë, i kemi pa kualitetet e lojtarëve të Ballkanit dhe disa të tjerëve në disa klube të Kosovës. Nuk janë aspak më të ulëta se ata që po e bartin fanellën e Kosovës. Ftesa për Zybën dhe Dellovën, sado që është e vonuar, është super meritore për shkak se të dy jo vetëm që duhet të jenë brenda reprezentacionit të Kosovës, por që të dy janë edhe në llupën e shumë klubeve jashta kufijve tanë, jo vetëm në rajon, por edhe të disa klubeve evropiane, sepse kualiteti i tyre po shihet nga ndeshja në ndeshje, as më tepër kur po përballen me klube siç janë këto të fortat si Pollsen, Dinamo Zagreb, apo vitin e kaluar që ishte Sllavia e Pragës, Kluzhi i Rumanisë. Ka shumë kualitet në Kosovë, prandaj është dashur që me kohë të ftohen këta futbollistë”, tha Reshtiaj.
Ai komentoi edhe ftesën nga Maqedonia e Veriut për lojarin Edvin Kuç, për të cilin tha se FFK-ja është dashur t’i rrijë gati, pasi që pozita ku luan ky i fundit, në përfaqësuesen e Kosovës është shumë e zbehtë.
“Sa i përket Edvin Kuç, kualitet e tij i kemi parë që një kohë të gjatë të gjithë. Është një futbollistë i rrallë në pozitën ku ai luan. Fatkeqësisht, në përfaqësuesen e Kosovës, pozita ku luan Edvin Kuç, është goxha e zbehtë me kualitet të zbehtë të futbollistëve që e luajnë atë rol, në të shumtën e rasteve është improvizim i trajnerit sepse nuk ka lojtar kyç. Mendoj që është dashtë që FFK-ja t’i rrijë pak gati”, tha Reshtiaj. /atvlive.tv
Për më shumë, shikoni emisionin A PLAY në videon më poshtë: