Shpërthim tritoli në Elbasan, raportohet për një viktimë

Një person ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit, si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi. Paraprakisht, raportohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në makinën e viktimës, i cili mori dëmtime të mëdha. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, teksa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.