ATV

Category: Sport

  • Turneu ndërkombëtar “Çesme”, Sadiku bokson sot në çerekfinale

    Turneu ndërkombëtar “Çesme”, Sadiku bokson sot në çerekfinale

    Boksierja jonë, Donjeta Sadiku do të boksojë sot në çerekfinale të turneut ndërkombëtar të boksit “Çesme”.

    Turneu ndërkombëtar i boksit “Çesme” po zhvillohet nga data 22 prill e deri më datën 30 të këtij muaji, raporton KosovaPress.

    Në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku do të boksojë kundër boksieres japoneze, Ayaka Taguchi.

  • Kupa e Shqipërisë, sot luhen ndeshjet e para të gjysmëfinales

    Kupa e Shqipërisë, sot luhen ndeshjet e para të gjysmëfinales

    Kupa e Shqipërisë i rikthehet sot aksionit me dy përballje tejet interesante, të vlefshme këto për ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale të turneut.

    Të dy ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 18:00, ku spikat përballja tejet interesante mes Tiranës dhe Teutës, raporton KosovaPress.

    Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe kampioni aktual i kësaj gare, Vllaznia, e cila e pret në shtëpi skuadrën e Egnatias.

    Programin e plotë e gjeni më poshtë.

    18:00 KF Tirana – Teuta (Stadiumi Selman Stërmasi)

    18:00 Vllaznia – Egnatia (Stadiumi Loro Boriçi)

  • “Finalja” e Premier Ligës, City pret Arsenalin në “Etihad”

    “Finalja” e Premier Ligës, City pret Arsenalin në “Etihad”

    Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i super derbit anglez mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 33-të të Premier Ligës.

    Kjo përballje ndryshe po cilësohet edhe si luftë direkte për titull, duke marrë parasysh se Arsenali është aktualisht lider, ndërsa City e ndjek nga pas në vendin e dytë, raporton KosovaPress.

    “Topçinjtë” do ta kenë të vështirë sonte ndaj kampionit anglez, ku edhe kanë bilanc negativ në ndeshjet e kaluara.

    Arsenali nuk ka arritur ta mposht Manchester Cityn në Premier Ligë që nga viti 2015, dhe kurrë nën urdhrat e Pep Guardiolas. Që nga viti 2015, Arsenali ndaj Cityt ka një bilanc tejet negativ, duke regjistruar vetëm dy barazime dhe plot 14 humbje.

    Momentalisht, Arsenali zë vendin e parë në tabelë me 75 pikë, pesë sosh më shumë se vendi i dytë, City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqitet Nathan Ake, kurse te Arsenali mungojnë Elneny, Saliba, Tomiyasu ndërsa në dyshime është Granit Xhaka.

    Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

    Manchester City (3-2-4-1): Ederson; Akanji, Dias, Laporte; Stones, Rodri; Mahrez, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland

    Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White, Holding, Gabriel, Zinchenko; Jorginho, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus

  • ​FFK njofton agjentët e lojtarëve: Nga 1 tetori duhet të keni licencë të FIFA-s

    ​FFK njofton agjentët e lojtarëve: Nga 1 tetori duhet të keni licencë të FIFA-s

    Federata e Futbollit të Kosova ka lëshuar një njoftim të rëndësishme në lidhje me agjentët e lojtarëve në Kosovë.

    Aty bëhet e ditur se nga 1 tetori i këtij vitit, të gjitha agjentët duhet të pajisen me licencë të FIFA-s për ta ushtruar këtë profesion.

    Ky është njoftimi i plotë i FFK-s:

    Njoftohen të gjithë agjentët e lojtarëve, se nga janari 2023 kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për agjentët e lojtarëve.

    Që nga 1 tetori 2023, çdo individ që ofron shërbime agjenti për një klient duhet të ketë licencën e lëshuar nga FIFA në përputhje me FFAR.

    Për t’u pajisë me këtë licencë, duhet të përfundohet provimi online i organizuar nga FIFA që do të mbahet në shtator 2023.

  • ​Gjashtë persona kërkuan trajtim mjekësor pas përleshjes në ndeshjen Trepça-Vushtrria

    ​Gjashtë persona kërkuan trajtim mjekësor pas përleshjes në ndeshjen Trepça-Vushtrria

    Gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor, pas incidentit që ndodhi gjatës së shtunës në ndeshjen e hendbollit mes Trepçës dhe Vushtrrisë.

    Kështu ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës, sipas së cilës përleshja ka ndodhur ndërmjet disa personave.

    Raportohet se gjatë një ndeshje sportive ka ardhur deri te përleshja në mes të disa personave, përveq kësaj disa persona të tjerë kanë hedhur gjësende në drejtim të tyre. Si pasojë, gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • ​Osmani për licencimin e FFK-s: Po shqyrtohet dosja e re e klubeve, s’do të ketë asnjë lëshim

    ​Osmani për licencimin e FFK-s: Po shqyrtohet dosja e re e klubeve, s’do të ketë asnjë lëshim

    Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka bërë të ditur se procesi i licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës është afër përfundimit, por se kjo do të varet nga ajo nëse dokumentacioni i ri i sjellë në këtë ministri nga ana e klubeve të futbollit është në rregull.

    Për KosovaPress, Osmani ka thënë se dosja e re me dokumente të klubeve tashmë është duke u shqyrtuar nga Komision për Licencim dhe nëse ato plotësojnë kushtet e kërkuara sipas udhëzimit administrativ, atëherë FFK do të licencohet menjëherë.

    “Përkundër federatave të tjera, nuk është vetëm futbolli ajo e cila po sfidohet me këtë proces. Të gjitha ato që janë licencuar kanë hasur në vështirësi të mbledhjes së dokumentacionit që kërkohet sipas udhëzimit administrativ, mirëpo Federata e Futbollit tashmë siç edhe është bërë publike, është në prag të përfundimit të të gjitha. Federata i ka plotësuar të gjitha kriteret në një formë apo tjetër, mirëpo janë klubet ato që tani nëse nuk gaboj të enjten që ishte dita e fundit e punës në institucionet publike kanë sjellë dosjen e re me të gjitha komentet të cilat i kanë pranuar nga Komisioni për Licencim dhe komisioni gjatë kësaj jave do ta trajtojë. Urojmë që dokumentet të jenë të kompletuara dhe të mos ketë nevojë për kthim prapa përsëri”, ka thënë Osmani

    Në lidhje me këtë çështje, në fillim të javës së kaluar në Kosovë ishte për vizitë një delegacion nga UEFA dhe FIFA. Osmani bënë të ditur se ata u njoftuan me të gjitha detajet e licencimit të FFK-s dhe se ata i kanë dhënë mbështetje të fuqishme këtij procesi.

    “Ishte takimi me përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s ku në detaje janë për procesin e licencimi dhe kjo vizitë e tyre nuk ishte vetëm për licencimin mirë ishte edhe në rastin e aktual në të cilin ka kaluar Federata e Futbollit…Është qartësuar në detaje komplet koncepti, qëllimi si dhe procesi i licencimit dhe ky proces padyshim se ka gjetur mbështetje edhe nga ana e tyre konsideruar se është në përputhje me standardet ndërkombëtare e sidomos ato evropiane për qeverisjen e sportit dhe funksionimin e një sistemi me integritet të sportit brenda një shteti”, shtoi ajo

    Për shkak të mos licencimit të Federatës së Futbollit, klubet janë ankuar se po humbin miliona euro nga pamundësia për ta shfrytëzuar Ligjin e Sponsorizimit, por Osmani ua ka bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë lëshim në këtë proces për klubet. Sipas saj, nëse këto klube kanë fituar miliona euro nga ky ligj, atëherë ato duhet të jenë në gjendje t’i përgatisin dokumentet që kërkohen për licencim.

    “Në këtë proces nuk ka lëshime, nuk ka kompromise, janë ato dokumente të cilat të gjitha klubet duhet t’i mbledhin. Ligjet në Kosovë e përcaktojnë që sponsorizimi, e drejta e përfitimi nga sponsorizimi i ka edhe ai proces disa kritere e disa standarde që duhet plotësuar dhe njëra ndër to është licenca në kuadër të ministrisë së sportit…një çështje që ngritet është që klubet të cilat pikërisht kanë përfituar me miliona nga Ligji i Sponsorizimit konsideroj që duhet t’i kenë kapacitetet për të bërë mbledhjen e këtyre dhjetë dokumenteve të cilat parashihen në kuadër të udhëzimit administrativ”, theksoi Osmani

    Së fundi, kryetari i FFK-së Agim Ademi është liruar nga arresti shtëpiak, por Osmani thotë se nuk është takuar e as nuk ka pasur ndonjë kontakt me të rreth zhvillimeve të fundit. Sipas saj, kryetari nuk duhet të merret me procesin e licencimit pasi është proces teknik.

    “Po besoj që me procesin e licencimit më së paku duhet të merrej presidenti i një federate aq të madhe sa futbolli duke marr parasysh se është proces shumë teknik e administrativ që do të duhej t’i bënin zyrtarë në pozita më të ulëta ose administrata e federatës së bashku me administratën e futbollit, por uroj shumë që nëse ajo ka qenë një arsye e vonesës së licencimit të federatës ta ndihmojë komunitetin që të licencohen sa më shpejtë…Jo,jo“, tha në fund Osmani.

    Procesin e licencimit deri me tani Osmani bëri të ditur se e kanë kaluar 24 federata, derisa bëri thirrje qe edhe federatat tjera ta plotësojnë sa më shpejtë dokumentacionin e kërkuar për të marr licencën nga ana e Ministrisë së Sportit.

  • Familja Schumacher gjyq ndaj Inteligjencës Artificiale për intervistën e rreme

    Familja Schumacher gjyq ndaj Inteligjencës Artificiale për intervistën e rreme

    Familja e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, po planifikon veprime ligjore ndaj një reviste gjermane, që publikoi një intervistë të rreme, bazuar në përgjigjet e inteligjencës artificiale.

    Më 15 prill, Die Aktuelle, një revistë javore në Gjermani, publikoi një foto të buzëqeshur të 54-vjeçarit në ballinë me titullin: “Michael Schumacher, intervista e parë”.

    Bashkë me titullin është një nëntitull që lexon: “Duket në mënyrë mashtruese, e vërtetë”, teksa vetëm në fund të artikullit thuhet se është një intervistë e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale.

    Intervista e rreme shfaqet në faqen tetë të revistës me titullin “Jeta ime ka ndryshuar plotësisht” dhe përfshin citate fiktive që i atribuohen Schumacher, e diskutojnë për jetën e tij familjare që nga aksidenti, por edhe gjendjen e tij mjekësore.

    “Mund të konfirmoj se familja e Michael Schumacher po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore për një intervistë të rreme të inteligjencës artificial, të publikuar nga gazeta gjermane Die Aktuelle”, tha një zëdhënës i Schumacher të enjten.

    Schumacher nuk është parë në publik që prej vitit 2013, kur pësoi një aksident në një pistë skish. Që nga aksidenti, familja Schumacher ka mbajtur në minimum përditësimet në lidhje me shëndetin e legjendës së motorsportit për të mbrojtur privatësinë e tyre.

  • ​Xhudistët kosovarë fitojnë 11 medalje në turneun e mbajtur në Tiranë

    ​Xhudistët kosovarë fitojnë 11 medalje në turneun e mbajtur në Tiranë

    Në Turneun Ndërkombëtar të Xhudos të mbajtur në Tiranë, morën pjesë 150 garues nga Shqipëria, Kosova, Bosnia dhe Hercegovina, Italia dhe Mali i Zi.

    Nga Kosova, pjesëmarrës ishin xhudistët e klubeve, “Sankaku”, Fushë Kosovë, “Polici”, Prishtinë, “Gjilani”, Gjilan dhe “Ippon”, Pejë.

    Xhudistët nga Kosova arritën suksesshëm të fitojnë medaljet e arta dhe ato të argjendta si më poshtë:

    🥇 Furkan Kelmendi -“Ippon”- Pejë

    🥇 Shpat Zeka -“Ippon”- Pejë

    🥇 Muhamedin Veseli -“Sankaku”- Fushë Kosovë

    🥇 Florian Gerguri -“Polici”- Prishtinë

    🥇 Sara Osmani -“Polici”- Prishtinë

    🥇 Rrezarta Alimi -“Polici”- Prishtinë

    🥇 Art Thaqi-“Polici”- Prishtinë

    🥈 Dion Sharapolli – “Ippon”- Pejë

    🥈 Donat Laka – “Ippon”- Pejë

    🥈 Yll Maliqi – “Ippon- Pejë

    🥈 Bleona Gerxhaliu -“Polici”- Prishtinë

  • ​Xhudistet elitare të Kosovës po stërviten në Gjermani për garat ndërkombëtare

    ​Xhudistet elitare të Kosovës po stërviten në Gjermani për garat ndërkombëtare

    Ekipi i Kosovës nën udhëheqjen e trajnerit, Driton Kuka po vazhdon përgatitjet për garat e ardhshme me qëllim kryesor, Kampionatin Botëror për Senior.

    Në qendrën olimpike në Kienbaum këtë herë po marrin pjesë ekipi i vajzave në qendrën bashkë me asistent-trajneren, Majlinda Kelmendi, përcjellë KosovaPress.

    Xhudistet Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Erza Muminoviq, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Debora Gjakova, Enise Zijade dhe Sidorela Dodaj janë pjesë e këtij kampi stërvitor.

  • Lushtaku: Për mua ka qenë gjithçka të arrijë sukses me Drenicën

    Lushtaku: Për mua ka qenë gjithçka të arrijë sukses me Drenicën

    Ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku thekson se pavarësisht ofertave të shumta, qëllimi i tij ka qenë vetëm suksesi me klubin nga Skenderaj.hj

    “Qëllimi im dhe primare ka qenë që njëherë të arrijë sukses me Drenicën, pastaj pse jo edhe me klubet tjera, edhe pse kam pasur oferta nga skuadrat tjera, qëllimi im ka qenë arritja e sukseseve me Drenicën”, tha Lushtaku në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë: