ATV

Category: Sport

  • 13-vjeçari shqiptar që po korrë suksese të jashtëzakonshme në karting në Zvicër, së shpejti do të garojë për Kosovën

    13-vjeçari shqiptar që po korrë suksese të jashtëzakonshme në karting në Zvicër, së shpejti do të garojë për Kosovën

    Tiziano Kuzhnini, vetëm 13 vjeçar nga qyteti i Prizrenit, i cili jeton në Zvicër po vazhdon po vazhdon të korrë suksese të mëdha. Ai është garues profesionist që nga mosha 8 vjeçare në karting, sport nga i cili synon të hyjë në formula 1.

    Në kategorinë super mini, Tiziano ka arritur të shpallet kampion në kampionatin zviceran, dhe gjithashtu ka treguar shumë suksese në garat evropiane IAM Euro Series, duke arritur të fitojë vendin e dytë në këtë kategori në të cilën marrim pjesë garuesit më të mira nga Evropa.

    Menaxheri i tij, Ardi Malota, në një intervistë për emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tha se kartingu është një sport jo vetëm i vështirë, por edhe i kushtueshëm, dhe se falë sponsorëve, Tiziano ka arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm,

    “Suksesi i Tizianit është një sukses për të gjithë shqiptarët, pasi që na ka bërë krenar jo vetëm ne, por të gjithë shqiptarët. Tiziano është në sportin karting profesionist që nga mosha 8 vjeçare. Është sport i vështirë, i kushtueshëm, por me mbështetjen edhe të sponsorëve është duke arritur suksese të jashtëzakonshme”, tregon Malota.

    Ai tregon se për këtë është kontaktuar edhe nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës, ku këta të fundit i kanë dhënë gjithë mbështetjen që i nevojitet Tizianos.

    “Kam pasur kontakte me Federatën e Auto Sporteve të Kosovës, me Valton Tytynxhiun, këna pasur përkrahje të jashtëzakonshme nga ai. Na ka dhënë gjithçka që ka qenë e nevojshme për Tizianon. Besoj që vitin tjetër do të garojmë me pasaportë të Kosovës”, tha Malota. /atvlive.tv

  • Batatina: Kam informacion se Vavalis nuk merr rrogë mujore, por ka ardhur vetëm të promovohet

    Batatina: Kam informacion se Vavalis nuk merr rrogë mujore, por ka ardhur vetëm të promovohet

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina thekson se trajneri i ri i Dritës, ka ardhur në Kosovës vetëm që të promovohet dhe ta pasurojë CV e tij.

    “Kam informacione se trajneri i ri i Dritës nuk merr rrogë mujore, por ka ardhur vetëm të promovohet në futbollin kosovar. Ky ka ardhur në Kosovë ta pasurojë CV e tij. Drita është sigurtë në Evropë, dhe kjo do të jetë promovim për të”, tha Batatina në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Lumi: CV e trajnerit të Dritës është shumë e varfër për një skuadër që pretendon titullin

    Lumi: CV e trajnerit të Dritës është shumë e varfër për një skuadër që pretendon titullin

    Analisti i futbollit, Alban Lumi thekson se CV e trajneri Vavalis është shumë e varfër për një skuadër synon titullin.

    “Cila është ana sportive kur e kemi një trajner të huaj i cili nuk ka CV të pasur. Ne të gjithë jemi habitur kur e kemi dëgjuar këtë emër. CV e tij është shumë e varfër për një skuadër që pretendon për titull. Nuk është në rregull për një skuadër që lufton për titull t’i ndërrojë tre trajner brenda një edicioni”, tha Lumi në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Morina: Trajneri grek që ka ardhur te Drita, nuk është asgjë e re

    Morina: Trajneri grek që ka ardhur te Drita, nuk është asgjë e re

    Trajneri, Arbnor Morina thekson se ardhja e trajnerit grek te Drita nuk është asgjë e re në futbollin kosovar.

    Trajneri grek që ka ardhur në Kosovë, nuk është asgjë e re. Fundi i fundi kjo është ekonomia e tregut. Kjo që është munduar të bëhet temë diskutimi, mirëpo edhe ne kemi informatat që e kemi ditur shumë më përpara këtë gjë”, tha Morina në Ekipi A

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Batatina: Progni nuk jep asgjë për Llapin

    Batatina: Progni nuk jep asgjë për Llapin

    Trajneri, Tahir Batatina thekson se dy transferime të tij nuk kanë qenë të qëlluara, e njëri nga ta thekson se është Gerhard Progni.

    “Dy transferime të Llapit nuk kanë qenë në qëlluara. Njëra nga ta është Progni, që nuk jep asgjë për Llapin”, tha Batatina në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Batatina: Gjilani mundësinë për dalje në Evropë e ka vetëm përmes Kupës

    Batatina: Gjilani mundësinë për dalje në Evropë e ka vetëm përmes Kupës

    Trajeri i Llapit, Tahir Batatina mendon se rruga e vetme që Gjilani të kualifikohet për garat evropane, do të jetë vetëm përmes Kupës së Kosovës.

    “Gjilani mund të kualifikohet për garat evropiane vetëm përmes Kupës së Kosovës. Nëse shohim ndeshjet e ardhshme të Gjilanit janë me kundërshtarët direkt të saj, andaj edhe vendi i tretë për ta do të jetë në rrezik”, tha Batatina në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Sermaxhaj: Rezultati i sotëm më shumë i konvenon Llapit se Prishtinës

    Sermaxhaj: Rezultati i sotëm më shumë i konvenon Llapit se Prishtinës

    Trajneri, Sami Sermaxhaj thekson se barazimi i sotëm më shumë do i konvenon Llapit se Prishtinës.

    “Batatina kishte marr masa të nevojshme që ta parandalonte Prishtinën, sidomos ndalimi i Endrit Krasniqit. Mirëpo, unë mendoj që rezultati i sotëm më shumë i konvenon Llapit se Prishtinës për dalje në Evropë”, tha Sermaxhaj në Ekipi A

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Prepolli: Në qoftëse Llapi mposhtë Dritën, do të kenë gjasa reale për Evropë

    Prepolli: Në qoftëse Llapi mposhtë Dritën, do të kenë gjasa reale për Evropë

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli thekson se nëse Llapi mposht Dritën do të kenë gjasa reale për të kapur kualifikimin në Evropë.

    “Në qoftëse Llapi mposht Dritën, atëherë ata do të kenë gjasa reale për kualifikim në garat evropiane. Por në rast se humb atëherë gjasat do të zvogëlohen. Por rol të rëndësishëm do të ketë edhe Kupa e Kosovës”, tha Prepolli në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Cili trajner ja prishi lojën e Llapit, Tahir Batatinës?

    Cili trajner ja prishi lojën e Llapit, Tahir Batatinës?

    Cili trajner nuk po e lë Tahir Batatinën të zhvillojë lojën e tij me Llapin. Ai hedh kritika të ashpra mbi trajnerët e rinj në Superligën e Kosovës

    “E kam vrejtur që secili trajner që ka ardhur në Kosovë ka ndryshuar konceptin e lojës. Me këtë deklaratë kam dashur të tregojë se me dasht me marrë rezultate pozitive, në tërë kampionatin i bëjë vetëm dy humbje. Befasohem me disa trajnerë të ri, ata duhen të mendojnë më ndryshe. Duhet ta mendojnë një futboll më bashkëkohorë”.

    Për më shumë mundë të ndiqni emisionin e plotë:

  • Humbën në finale, kjo është shuma e parave që fituan Bad News Eagles

    Humbën në finale, kjo është shuma e parave që fituan Bad News Eagles

    Bad News Eagles janë mposhtur në finale të turneut “ESL Challengers”.

    Ekipi kosovar u mposht nga skuadra Movistar Riders me rezultat 2:0 në map-a.

    Në “Anubis”, MR triumfuan 16:10, kurse në “Ancient” 16:13.

    Kësisoj, BNE nuk e arrin triumfin dhe kalimin në “ESL Pro League”, por i duhet të kënaqet me pozitën e dytë.

    Si vend i dytë, Bad News Eagles fituan 20 mijë dollarë nga ky turne, kurse Movistar Riders 50 mijë dollarë dhe kualifikimin në ‘ESL Pro League”.