ATV

Category: Sport

  • ​’EURO 2024′: Gjysmëfinalja e parë luhet sot

    ​’EURO 2024′: Gjysmëfinalja e parë luhet sot

    Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Evropian Euro 2024 që po zhvillohet në Gjermani.

    Stadiumi “Allianz Arena” në Munich do të jetë nikoqir i derbit mes Spanjës dhe Francës, ndeshja e parë kjo e gjysmëfinales së Euro 2024, raporton KosovaPress.

    Në raundin e 16-të Spanja e eliminoi Gjeorgjinë 4:1, ndërsa në çerekfinale e mposhti nikoqirin e turneut, Gjermaninë me shifrat 2:1.

    Në anën tjetër, Franca në raundin e 16-të e eliminoi Belgjikën 1:0, kurse në çerekfinale ju nevojit ndihma e penalltive për ta mposhtur Portugalinë.

  • Gjermanët firmosin peticionin për përsëritjen e ndeshjes me Spanjën

    Gjermanët firmosin peticionin për përsëritjen e ndeshjes me Spanjën

    Vendimi i arbitrave për të mos dhënë penallti për lojën me dorë të Marc Cucurellas së Spanjës vazhdon të jetë temë në Gjermani.

    Gjermania u eliminua nga Spanja në çerekfinale të Euro 2024, por mbi 380 mijë gjermanë e kanë firmosur një peticion online ku bëhet thirrje që ndeshja me Spanjën të përsëritet. Arsyeja për nisjen e peticionit është loja me dorë e Cucurellas dhe vendimi i arbitrave për të mos dhënë penallti. Është përmendur edhe një penallti që nuk i është dhënë Gjermanisë në minutën e 77-të.

    Natyrisht, peticioni nuk ka shans që të sjell ndryshimin.

    UEFA ka konfirmuar se vendimi i arbitrit ishte i drejtë për të mos dhënë penallti. Ekspertët e referimit janë të ndarë. Disa vlerësojnë se penallti nuk kishte e disa të tjerë që penalltia është dashur të referohet.

  • Ky gjyqtar do ta ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen Spanja – Franca

    Ky gjyqtar do ta ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen Spanja – Franca

    Dy përballje tejet të forta pritet të zhvillohen në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian.

    Spanja – Franca dhe Holanda – Anglia, do të jenë dy superpërballjet e kësaj faze të “EURO 2024”.

    Këto dy lojë do të zhvillohen do të zhvillohen njëra me datë 9 korrik (Spanja – Franca) dhe tjetria më 10 korrik.

    Ndërkohë tashmë UEFA e ka caktuar edhe gjyqtarin i cili do ta ndajë drejtësinë për këtë lojë.

    Këtë shtëpia evropiane e futbollit ia ka besuar sllovakut, Slavko Vinçiq.

    Ndërkohë, pritet të bëhet i ditur edhe emri i gjyqtarit kryesor për përballjen Holandë – Angli.

    Këto ndeshje zhvillohen me fillim nga ora 21:00 dhe transmetohen drejtpërdrejtë në Klan Kosova dhe Artmotion.

    Mbetet të shihet se cilët kombëtare do ta prekin finalen e madhe të 14 korrikut që zhvillohet në “Olympiastadion” në Berlin.

  • Shaqiri pritet të rikthehet në Evropë

    Shaqiri pritet të rikthehet në Evropë

    Xherdan Shaqiri do të largohet nga Chicago pas dy vitesh e gjysmë. Një kthim në Evropë është mundësia më e madhe për ish-sulmuesin e Interit. Siç raportoi pak ditë më parë portali grek “SDNA”, Panathinaikos thuhet se është i interesuar për Shaqirin. Thuhet se klubi nga Athina e ka bërë një synim madhor këtë transferim.

    Shaqiri përjetoi një aventurë zhgënjyese në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani duke mos pasur minutazhën e duhur në fushë, edhe pse në pak minuta kundër Anglisë, ai tregoi cilësitë e tij, transmeton KP.

    Në karrierën e tij, Shaqiri ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si Basel, Inter, Liverpool e Bayern Mynih.

  • ​Spanjë-Francë, anët e dobëta dhe të forta të dy ekipeve

    ​Spanjë-Francë, anët e dobëta dhe të forta të dy ekipeve

    Beteja midis dy kombëtareve më të suksesshme të mijëvjeçarit të ri, gjysmëfinalja e EURO 2024 të së martës midis Francës dhe Spanjës, shfaq gjithashtu dy stile të kundërta. Spanja ka mahnitur në Gjermani, duke arritur në katërshen finale pas shkëlqimit të anësorëve sulmues Lamine Yamal dhe Nico Ëilliams .

    Nga ana tjetër, Franca, një nga favoritët e kampionatit që mburret me fuqinë sulmuese të një lojtari, Kylian Mbappe, ka arritur në gjysmëfinale duke iu falënderuar mbrojtjes solide, duke pësuar vetëm një gol në pesë ndeshje.

    11 golat e shënuar të Spanjës janë të barabartë me shumicën në turne krahas Gjermanisë nikoqire, skuadrën që e mundën në kohën shtesë në çerekfinale, përcjellë KosovaPress.

    Duke përjashtuar fitoret në penallti, asnjë ekip në historinë e Euros nuk ka fituar më shumë se pesë ndeshje në të njëjtin turne. Ndërsa sulmuesi veteran Alvaro Morata është kapiten i Spanjës, në krye të aftësive sulmuese të skuadrës janë anësorët e rinj Ëilliams, 21 vjeç dhe Yamal, 16 vjeç, duke ofruar shpejtësi dhe kreativitet nga të dyja krahët.

    Ëilliams ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim. Yamal nuk e ka gjetur ende rrjetën – nëse shënon në këtë turne, ai do të thyejë rekordin e golashënuesit më të ri në Euro për gati dy vjet – por ka dhënë tre asistime, më së shumti në turne.

    Progresi i ekipit është mbështetur nga pozitiviteti i pamëshirshëm i menaxherit Luis de la Fuente, i cili ka dhënë lëvdata nga ana e tij në çdo rast.

    “Ky është një kalë fitues,” tha trajneri pasi Spanja mposhti Gjermaninë mikpritëse, “dhe një model për vendin tonë”.

    De la Fuente, i cili ka trajnuar disa nga lojtarët në nivelet e të rinjve për Spanjën, tha se “ne mund të shkojmë larg. Ka shumë zemër dhe shpirt në këtë ekip.”

    Spanja do të ketë nevojë për atë zemër dhe shpirt, duke pasur parasysh se tre lojtarë që nisën çerekfinalen do të mungojnë. Mbrojtësit Dani Carvajal dhe Robin Le Normand janë suspenduar ndërsa Pedri është jashtë turneut me një dëmtim në gju.

    Nga ana tjetër, pasi kryesoi numrin e golave me 16 në Kupën e Botës të Katarit, Franca u kualifikua në katër finalet e Euro 2024 bazuar në mbrojtjen e fortë, ndërsa sulmi i tyre ka zhgënjyer në Gjermani.

    Franca ka arritur në gjysmëfinale duke shënuar vetëm tre gola – asnjë nga një lojtar francez nga loja e hapur. Vetëm shtatë skuadra në Euro 2024 kanë shënuar më pak se Franca.

    Ecuria e tyre përfshin dy barazime pa gola dhe dy fitore 1-0 falë autogolave të një lojtari kundërshtar. Megjithatë, skuadra e Deschamps pranoi vetëm një gol – një penallti nga Robert Leëandoëski i Polonisë.

    Superylli Mbappe, i cili shënoi tetë nga golat e Francës në Kupën e Botës në Katar, ka shënuar vetëm një herë në Gjermani – nga një penallti.

    Me gjithë ecurinë e dukshme të dobët, Mbappe – i cili humbi barazimin 0-0 të Francës me Holandën me një hundë të thyer – ka qenë vendimtar, me vrapimin e tij provues kundër Austrisë duke krijuar golin e vetëm të ndeshjes.

  • ​Shqetësuese/ Gjysma e skuadrave të Superligës pa stadiume

    ​Shqetësuese/ Gjysma e skuadrave të Superligës pa stadiume

    Pesë nga dhjetë skuadrat që do të garojnë në Superligën e Kosovës në futboll në edicionin 2024-25 janë pa stadiume dhe ndeshjet do t’i zhvillojnë në fusha jo adekuate, përkatësisht në ato që shfrytëzohen për stërvitjet e shumë skuadrave.

    Klubet si Drita, Gjilani, Prishtina, Ferizaj e Suhareka vazhdojnë të përballen me këtë problematikë të madhe dhe përfaqësuesit e këtyre klubeve kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë pasi kjo po i penalizon ato si në aspektin sportiv edhe në atë financiar.

    Trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi thotë se ata në shumë raste janë të detyruar t’i ndalin stërvitjet para kohe për shkak të terminëve që kanë klubet tjera në të njëjtën fushë.

    “Ne vetëm këtë fushë e kemi, këtu stërviten të gjitha ekipet, këtu zhvillohen të gjitha ndeshjet…Prej orës tetë në mëngjes deri në orën tetë në mbrëmje kjo është e ngarkuar vazhdimisht. Kemi probleme për fushë, por shpresat janë, kryetari i komunës na ka premtuar që këtë vit fillon stadiumin e ri, po presim ne me dëshirë që ta kemi. Në Superligë jemi Ferizaji dhe na duhet më tepër të jemi në fushë, por ne nuk po mundemi për shkak të klubeve të tjera dhe po na duhet që sa më shpejtë ta përfundojmë stërvitjen”, tha Abazi.

    Edhe drejtori i Dritës, Feti Murseli thotë për KosovaPress se mungesa e stadiumit po i shkakton dëme të mëdha edhe financiare klubit.

    “Nuk është viti i parë që po e kalojmë këtë periudhë të vështirë në mungesa të stadiumit dhe infrastrukturës në qytetin tonë të Gjilanit. Është shumë e vështirë, e kemi përsëritur shumë herë, po na penalizon për shumë gjëra, si për ekipin e parë për stërvitje, për mungesën e zhveshtoreve, zyreve. Po ashtu po na penalizon edhe në pjesën financiare, nuk po e kemi mundësinë për të bërë reklama të mira për sponzorisues, për investitorë, shitjen e biletave e të gjitha të tjerat që përcillen në këtë drejtim”, ka thënë Murseli.

    Kurse, menaxheri i klubit të futbollit Gjilani, Drilon Sylejmani

    “Natyrisht humbjet janë të mëdha si në aspektin sportiv edhe në atë financiar pasi që kemi humbje të mëdha të reklamuesve potencial dhe po ashtu edhe të shitjes së biletave. Mirëpo, mund t’ua konfirmoj që edhe në aspektin sportiv është një vështirësi mjaftë e madhe organizative dhe gjithçka tjetër. Po ashtu duhet potencuar që kemi pasur jo pak probleme edhe me lëndimin e futbollistëve në fushën sintetike gjë e cila na ka penguar jashtëzakonisht shumë”, ka deklaruar Sylejmani.

    Sylejmani gjithashtu ka bërë të ditur se punimet në stadiumin e Gjilanit janë pezulluar përsëri dhe kjo për shkak se njëri nga ofertuesit është ankuar dhe nuk dihet se kur do të nisin punimet në ndërtimin e tij.

    Ndryshe, edicioni i ri garues i Superligës së Kosovës në futboll do të nis me 10 gusht, derisa Ferizaj dhe Suhareka janë dy skuadrat e reja që janë inkuadruar në Superligë nga Liga e Parë.

  • Jude Bellingham e sheh Anglinë në finale me Spanjën

    Jude Bellingham e sheh Anglinë në finale me Spanjën

    Jude Bellingham është shprehur i bindur se Anglia do të kalojë në finale të Euro 2024.

    Tre Luanët nuk janë duke bindur me paraqitjet e tyre në këtë turne, pasi kanë kaluar kundërshtarët me shumë mund që nga faza e grupeve e deri në këtë të eliminimit direkt.

    Por, Bellingham është i bindur se Anglia do të kalojë në finale të Kampionatit Evropian, për të dytën herë radhazi, pas asaj të Euro 2020.

    “Finale Angli – Spanjë? Le të shpresojmë që të ndodhë kështu. Spanja ka luajtur shumë mirë në këtë Evropian, kështu që gjithçka është e mundur”, ka thënë fillimisht 21-vjeçari.

    “Gjithsesi unë jam i përqendruar vetëm tek Anglia ime, shokët dhe skuadra.

    Gjëja më e rëndësishme është që të kualifikohemi në finale.”

    “Ndaj Zvicrës zhvilluam ndeshjen më të mirë në Gjermani. Jam krenar për shokët e skuadrës, treguam karakter, cilësi që e shfaqëm edhe në goditjet e penalltive, pasi nuk e kishim të lehtë”, u shpreh më tej Bellingham.

    Anglia përballet në gjysmëfinale me Holandën të mërkurën e javës së ardhshme.

  • Topi që do të përdoret në gjysmëfinale dhe finalen e Euro 2024 është i lidhur direkt me dhomën e VAR-it

    Topi që do të përdoret në gjysmëfinale dhe finalen e Euro 2024 është i lidhur direkt me dhomën e VAR-it

    Kompania Adidas prezantoi topin “Fussballliebe Finale” që do të përdoret në gjysmëfinalet dhe finalet e Kampionatit Evropian Euro 2024 në Gjermani.

    Në lidhje me topin “Fussballliebe”, i cili u luajt në rrjedhën e deritanishme të garës, topi për fundin e turneut është ndryshuar vizualisht.

    Në dizajnin që u bë për pjesën e parë të Euros, tashmë janë shtuar detaje që plotësojnë detajet e kuqe, ari dhe të zeza që ishin në top si ngjyrat e pritës.

    Sfondi i bardhë tani është argjend dhe simbolizon ngjyrën e kupës. Vetë ngjyra është bërë dhe testuar posaçërisht në mënyrë që prodhuesi të jetë i sigurt se nuk do të ketë një shkëlqim të papranueshëm në fushë që mund të shqetësojë lojtarët.

    “Fussballliebe Finale” përveç pamjes ka ndryshuar edhe në kuptimin teknologjik.

    Domethënë, do të ketë teknologji të veçantë që lidhet drejtpërdrejt me dhomën VAR.

    Ai do të mbledhë të gjitha të dhënat dhe do t’i dërgojë në dhomën VAR në kohë reale.

    Kjo risi, e kombinuar me pozicionin e lojtarit dhe inteligjencën artificiale, do të kontribuojë në përmirësimin e teknologjisë gjysmë-automatike ofside, tha Adidas. /Telegrafi/

  • Thomas Muller pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë

    Thomas Muller pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë

    Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller është legjenda e radhës që ka konfirmuar pensionimin nga Kombëtarja e Gjermanisë.

    Futbollisti gjerman, Toni Kroos ka mbyllur zyrtarisht karrierën e tij në moshën 35-vjeçare dje (e premte).

    Mesfushori i madh gjerman bëri të ditur se do të tërhiqet pas Kampionatit Evropian dhe me spanjollët që kanë eliminuar gjermanët e tij, ai pension është zyrtarizuar.

    Pas kësaj, nga Gjermania erdhi lajmi se 34-vjeçari Muller do t’i japë fund karrierës së tij kombëtare.

    “Po, është shumë e sigurt se kjo ishte ndeshja ime e fundit për Gjermaninë”, ka thënë ylli i Bayern Munichut për Sky.

    Muller bëri debutimin e tij për Gjermaninë në vitin 2010, dhe që atëherë ai ka bërë 131 paraqitje dhe ka shënuar 45 gola.

    Në vitin 2014 ishte kampion bote në Brazil me kombëtaren. Në karrierën e tij ai luajti vetëm për Bayernin, anëtar i të cilit është që nga viti 2000. Ai ka 707 paraqitje dhe 242 gola për klubin bavarez.

  • Dy ndeshje interesante sonte, vëmendjen e merr takimi Angli – Zvicër

    Dy ndeshje interesante sonte, vëmendjen e merr takimi Angli – Zvicër

    Sonte për fansat e futbollit do të jetë një natë interesante.

    Duke nisur nga ora 18:00, Anglia do të përballet me Zvicrën në Dusseldorf në çerekfinale të ‘EURO 2024’.

    Po ashtu nga ora 21:00, ndeshen Holanda dhe Turqia në Berlin për të fituar një vend në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian.

    Kujtojmë se në gjysmëfinale kanë shkuar Spanja që mposhti mbrëmë Gjermaninë dhe Franca që mposhti pas penaltive Portugalinë.