ATV

Category: MARKETING

  • Red Rain – Pija energjike me energji t’pastër

    Red Rain – Pija energjike me energji t’pastër

    Red Rain është pija energjike e prodhuar nga Royal Beverage L.L.C., që ofron energji dhe rigjallërim për të rinjtë dhe të rriturit.

    Me përmbajtje të balancuar kafeine dhe shije të veçantë, ajo është zgjedhje ideale për punë, studim apo aktivitete sportive.

    Disponohet në paketime të ndryshme dhe po rritet si një nga pijet më të preferuara energjike në vend.

    Përmes rrjeteve sociale, Red Rain promovon energjinë dhe aktivitetin, duke u bërë pjesë e jetës së përditshme të konsumatorëve.Red Rain – Pure Energy

  • RC Cola nis kampanjën “RC American Moments” në Kosovë 🇽🇰🇺🇸

    RC Cola nis kampanjën “RC American Moments” në Kosovë 🇽🇰🇺🇸

    RC Cola sapo ka nisur kampanjën e re “RC American Moments”, një iniciativë që rikujton konsumatorët se RC Cola është brendi iparë vendor me licencë amerikane, me prejardhje dhe bazë në ShBA.

    Kjo kampanjë synon të theksojë identitetin amerikan të RC Cola, duke e lidhur atë me traditën dhe cilësinë e njohur globalisht, ndërsafeston momentet e përbashkëta që krijojnë kujtime për konsumatorët lokalë.

    RC Cola vazhdon të ofrojë shije klasike amerikane, prodhuar me standarde të larta në Kosovë, duke kombinuar traditën globale me energjinë lokale.

    📲 Bashkohu me kampanjën dhe përjeto RC American Moments! 🇽🇰🇺🇸

  • Frutex përfaqëson 67% të vlerës së eksportit në kategorinë e pijeve

    Frutex përfaqëson 67% të vlerës së eksportit në kategorinë e pijeve

    Kompania Frutex vazhdon të dominojë sektorin e pijeve, duke përfaqësuar 67% të vlerës totale të eksportit në këtë kategori.

    Sipas publikimeve të fundit të Institutit GAP dhe Doganës së Kosovës, vlera e përgjithshme e eksportit të pijeve arrin në 54 milionë euro, nga të cilat pjesa dërrmuese realizohet nga Frutex.

    Gjatë vitit 2025, kompania ka shënuar rritje prej 15% në eksport, ndërsa produktet e saj tashmë eksportohen në më shumë se 30 vende të botës. Ky zhvillim e forcon më tej pozitën e kompanisë Frutex si njëra nga kompanitë shqiptare më të suksesshme.

    Vendet kryesore të eksportit për kompaninë mbeten Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Zvicra, Gjermania, Suedia, Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia dhe Belgjika.

  • Cihan Yilmaz emërohet Drejtor Menaxhues i Bankës TEB

    Cihan Yilmaz emërohet Drejtor Menaxhues i Bankës TEB

    Banka TEB ka njoftuar emërimin e Cihan Yilmaz në pozitën e Drejtorit Menaxhues, me efekt nga 1 janari 2026.

    Yilmaz pason Orcun Ozdemir, i cili do të vazhdojë të kontribuojë në rritjen e bankës si anëtar i Bordit të Drejtorëve të TEB Sh.A.

    Me 19 vite përvojë në sektorin bankar dhe shërbimet financiare, Yilmaz sjell ekspertizë të provuar në strategji, bankim për individë dhe NVM, transformim digjital, menaxhim risku dhe përvojë të klientit.

    Ayse Asardag, Kryetare e Bordit të Drejtorëve në TEB Bank, në lidhje me emërimin tha: “Jemi të bindur se lidershipi dhe vizioni i z. Yilmaz do të forcojnë pozicionin e TEB Bank në treg dhe do të përforcojnë angazhimin tonë për rritje të qëndrueshme, inovacion dhe bankim të orientuar drejt klientit.”

    Yilmaz shtoi: “Është një nder të udhëheq TEB Bank Kosova. Pres me padurim të punoj ngushtë me ekipet tona për të ndërtuar mbi themelet e forta, për të rritur vlerën për klientët tanë, për të kontribuar pozitivisht në ekonomi dhe komunitetet që shërbejmë, si dhe për të siguruar përputhshmëri të plotë me kërkesat rregullatore.”

    Nën udhëheqjen e tij, TEB Bank do të vazhdojë të fokusohet në prioritetet strategjike: Digjitalizimi, Përfshirja financiare, Rritja e biznesit në Retail dhe Kartela, Mbështetja për NVM, Qëndrueshmëria dhe ESG dhe Inovacioni.

    Që nga 2008, TEB Bank është e pranishme në Kosovë si një ndërmarrje e përbashkët me BNP Paribas apo Bankën më të madhe në Eurozonë. Me një pozicion të fortë në Retail dhe Kartela, TEB Bank ka sjellë standarde moderne bankare në Kosovë, duke ofruar zgjidhje financiare inovative dhe duke ruajtur marrëdhënie të ngushta me klientët dhe stafin.

  • Ofertë për marketing gjatë fushatës zgjedhore – Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025

    Ofertë për marketing gjatë fushatës zgjedhore – Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025

    ATV ka përgatitur një ofertë speciale për të gjitha subjektet e certifikuara politike, pjesëmarrëse në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2025, për marketing politik me pagesë.

    Ofertën e ATV-së mund ta shkarkoni KËTU.

    Ftojmë të gjithë të interesuarit të na kontaktojnë në numrat tanë të telefonit:
    +383 (0) 48 959 959
    +383 (0) 48 999 090
    +383 (0) 46 775 776

    ose përmes email:
    [email protected],
    [email protected]

  • Ofertë për reklamin politik – Zgjedhjet Lokale 2025, rundi i dytë

    Ofertë për reklamin politik – Zgjedhjet Lokale 2025, rundi i dytë

    Ofertë për transmetim të materialeve: Zgjedhjet Lokale 2025, rundi i dytë

    Për të shkarkuar ofertën e marketingut, kliko KËTU.

  • Ofertë për marketing gjatë fushatës zgjedhore – Zgjedhjet Lokale 2025

    Ofertë për marketing gjatë fushatës zgjedhore – Zgjedhjet Lokale 2025

    ATV ka përgatitur një ofertë speciale për të gjitha subjektet e certifikuara politike, pjesëmarrëse në Zgjedhjet Lokale 2025, për marketing politik me pagesë.

    Ofertën e ATV-së mund ta shkarkoni KËTU.

    Ftojmë të gjithë të interesuarit të na kontaktojnë në numrat tanë të telefonit:
    +383 (0) 48 959 959
    +383 (0) 48 999 090
    +383 (0) 46 775 776

    ose përmes email:
    [email protected],
    [email protected]

  • Red Rain – pa të, rruga nuk nis!

    Red Rain – pa të, rruga nuk nis!

    Në një botë që kërkon energji pa ndalim, Red Rain nuk është thjesht një pije – është partneri yt i përditshëm në çdo nisje.

    Që nga momenti kur syri hapet dhe motori ndizet, kjo pije energjike të jep fuqinë që të çon përpara.

    Me një shije të freskët dhe efekt të menjëhershëm, Red Rain është zgjedhja e atyre që jetojnë me ritëm të lartë, që nuk ndalen kurrë dhe që duan më shumë nga vetja. Sepse çdo ditë fillon me një vendim – dhe ai vendim është Red Rain.