ATV

Author: Samir Dalipi

  • Hailey Bieber publikon foto pas thashethemeve për ndarje nga Justin Bieber

    Hailey Bieber publikon foto pas thashethemeve për ndarje nga Justin Bieber

    Hailey Bieber ka shpërndarë një postim në Instagram, pas disa thashethemeve për një ndarje të mundshme me bashkëshortin e saj, Justin Bieber.

    Hailey ndau një foto ku shkruhen: “Jam e pa përsosur. Kam qenë e refuzuar. Përsëri kam qëllime.” Ky postim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke nxitur komente mbështetëse nga ata që e inkurajuan të vazhdojë të qëndrojë e fortë.

    Pas këtyre postimeve, fansat kanë filluar të spekullojnë se çifti ka kaluar një periudhë të tensionuar, pas disa aludimeve për një ndarje që qarkulluan në media. Thashethemet filluan në dhjetor, kur Sloan Hooks, pretendoi se marrëdhënia e tyre mund të kishte kaluar në krizë, duke u mbështetur në lëvizjet e dyshimtë të dy artistëve në rrjetet sociale. Në veçanti, Hailey shpërndau foto nga një udhëtim me miqtë në Anguilla, ndërsa Justin duket se ka larguar atë në Instagram, një veprim që ka ngritur pyetje mes fansave.

    Megjithatë, këngëtari i njohur i “Baby” ka sqaruar se llogaria e tij në Instagram ishte hack-uar dhe se dikush tjetër kishte bërë heqjen e follow. Pas kësaj, çifti ka bërë përpjekje për të qetësuar spekulimet, duke u shfaqur në publik së bashku dhe duke ndarë foto të udhëtimeve të tyre familjare.

  • Tayna zbulon një pjesë nga kënga e re që do të publikohet së shpejti

    Tayna zbulon një pjesë nga kënga e re që do të publikohet së shpejti

    Tayna ka zbuluar se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, dhe me një fragment të vogël nga teksti i këngës ka ngjallur shumë kuriozitet tek audienca.

    Pjesa që u publikua në video mori një mori komentesh pozitive, me fansat që shprehën entuziazmin për muzikën e re që po vjen nga Tayna. Duket se kjo këngë do të jetë një tjetër hit nga ajo.

    Kujtojmë se që nga shkëputja e kontratës me ish-menaxherin, Tayna ka publikuar dy këngë që patën sukses të madh, “Si ai” dhe “Obsesion”.

  • Jozi përjashtohet nga Big Brother VIP Albania

    Jozi përjashtohet nga Big Brother VIP Albania

    Një ofendim skandaloz ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku një nga banorët, Jozi, përdori shprehje shumë fyese dhe denigruese ndaj Gjestit.

    Ky i fundit, pavarësisht përpjekjeve të tij për të ruajtur durimin dhe qetësinë, shprehu shqetësimin e tij të thellë për fjalët që i ishin drejtuar. Ai theksoi se nuk e priste një ofendim të tillë, duke e konsideruar atë një sulm të pamatur dhe të padrejtë ndaj tij dhe vendit të tij.

    Kjo situatë shkaktoi tensione të mëdha brenda mureve të shtëpisë, por edhe duke nxitur një reagim të fuqishëm nga publiku dhe figura të njohura.

    Jul Deda, e cilësoi deklaratën si “një gjë shumë të rëndë, një deklaratë ç’njerëzore, skandaloze, cinike dhe poshtër.” Ai theksoi se Gjestin e përfaqësonte një familje që kishte kontribuar për lirinë e Kosovës, duke sakrifikuar shumë, dhe se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kishin dhënë gjithçka për të çliruar atë vend.

    Reagime të tjera të ashpra nuk munguan, ku aktorja Yllka Gashi dhe Cun Lajci ishin vetëm disa nga fytyrat publike që dolën në mbështetje të Gjestit, duke shprehur dëshpërimin e tyre për fjalët e rënda të Jozit.

    Pas ngjarjes, produksioni i Big Brother VIP Albania ndërhyri ende pa kaluar 24 orë, duke përjashtuan Jozin për ofendimin e bërë ndaj Gjestit./ NO FILT/

  • Luiz Ejlli reagon kundër lajmeve të rreme ndaj tij

    Luiz Ejlli reagon kundër lajmeve të rreme ndaj tij

    Luiz Ejlli ka reaguar ashpër ndaj një videoje që është shpërndarë në disa portale, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një incident të dhunshëm në një klub nate. Këngëtari, i cili ka qenë i pranishëm në media për pjesëmarrjen e tij në reality shoë dhe karrierën e tij muzikore, shprehu zemërimin dhe shqetësimin e tij për lajmet e pavërteta që qarkullojnë rreth tij.

    Në një postim të gjatë në InstaStory, Luiz i shpjegoi ndjekësve të tij situatën e ndodhur, duke sqaruar se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë që thuhej në video. Ai tregoi se lajmi kishte dalë nga disa portale që pretendonin se ai ishte i përfshirë në një rrahje të ndodhur në një klub nate, por kjo ishte një shpifje. Luiz theksoi se kishte lënë qëllimisht disa ditë kohë për të parë nëse ky lajm do të vazhdonte të shpërndahej nga më shumë portale, dhe në fakt, disa media të tjera vazhduan ta përhapnin këtë informacion të rremë.

    Ai u shpreh se një nga momentet më të vështira ishte kur nëna e tij e telefonoi, e shqetësuar pas lajmeve që kishin qarkulluar. Ajo i tha që kishte parë videon dhe e kishte pyetur nëse ishte i përfshirë në atë ngjarje, por kur e pa më vonë, e kuptoi që ajo video nuk e përfshinte atë. Këngëtari theksoi se ishte shumë i shqetësuar që lajmet e pavërteta kishin arritur deri te familja e tij, dhe kjo e kishte prekur shumë.

    Luizi iu drejtua atyre që përhapin lajme të tilla të rreme dhe kritikoi ashpër ata, duke thënë se nuk e kuptojnë se çfarë është etikë, moral dhe vlerat e familjes. Ai e konsideroi këtë sjellje si një formë të shëmtuar të abuzimit me informacionin dhe shtoi se ata që përhapin lajme të tilla të pavërteta nuk kanë asnjë respekt për ndershmërinë dhe për dinjitetin e njerëzve.

    Në fund të mesazhit të tij, Luizi paralajmëroi ata që fshihen pas tastierës dhe shkruajnë për të shpërndarë lajme të pavërteta, duke thënë se ai ka shumë më shumë për të bërë me karrierën dhe familjen e tij sesa të merret me ta. Megjithatë, ai e theksoi se nuk do të hezitojë t’i përballë ata që po përhapin gënjeshtra dhe se ata do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre, duke u kujtuar se nëse vazhdojnë të veprojnë kështu, një ditë mund të kërkojnë falje për atë që kanë shkruar.

  • Pse Dua Lipa nuk ishte prezente në çmimet Grammy 2025?

    Pse Dua Lipa nuk ishte prezente në çmimet Grammy 2025?

    Askush nuk u befasua që Dua Lipa nuk ishte prezente në Grammy 2025.

    Kryesisht për shkak se albumi i saj i tretë , Radical Optimism, nuk mori asnjë nominim në kategoritë kryesore dhe pop.

    Fansat u befasuan nga kjo përjashtim kur nominimet për Grammy u publikuan për herë të parë në nëntor, veçanërisht duke pasur parasysh se albumi i saj i vitit 2021, Future Nostalgia, fitoi çmimin për Albumin më të Mirë Pop Vocal. Megjithatë, Dua duket se po e pranon këtë zhgënjim me qetësi.

    Gjatë një intervistë për revistën Billboard UK në dhjetor, Dua theksoi se sa krenare ishte (dhe është ende!) për albumin e saj të fundit, pavarësisht mungesës së nominimeve.

    “Jam kaq krenare për Radical Optimism dhe atë që më ka sjellë,” tha ajo. “E dua atë album dhe po kaloj kohën më të bukur të jetës sime duke e performuar live, dhe kam mundur të bëj gjëra që mendova se mund të ishin vetëm një ëndërr vitin e kaluar, prandaj jam shumë mirënjohëse.”

    “Edhe pse do të ishte e bukur të njihej nga industria jote, veçanërisht si grua, jam shumë krenare të shoh kaq shumë artiste femra të jashtëzakonshme të nominuara për çmimet Grammy këtë vit,” shtoi ajo./NO FILT

  • Përkujtohet në Grammy 2025 këngëtari Liam Payne

    Përkujtohet në Grammy 2025 këngëtari Liam Payne

    Liam Payne u përkujtua në Çmimet Grammy 2025, tri muaj pas vdekjes së tij tragjike në moshën 31-vjeçare.

    Ngjarja filloi me disa klipe të këngëtarit dhe ish-anëtarëve të grupit One Direction, Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik, duke performuar gjatë viteve.

    “Ne kurrë nuk e prisnim që ndodhi gjithë kjo,” tha Payne në një moment, duke reflektuar mbi famën e madhe të grupit. “Nëse e mendoni mirë, kemi bërë disa gjëra të jashtëzakonshme.”

    Chris Martin, i cili ishte në skenë në Crypto.com Arena në Los Angeles, pastaj këndoi këngën “All My Love” të Coldplay për të nderuar Payne dhe muzikantët e tjerë që humbën jetën në vitin 2024.

    Liam Payne vdiq më 16 tetor 2024, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.

  • Katy Perry njofton turneun “Lifetimes” në SHBA

    Katy Perry njofton turneun “Lifetimes” në SHBA

    Katy Perry njoftoi  se do të sjellë turneun e saj “Lifetimes” në SHBA.

    Pjesa  e turneut do të fillojë më 7 maj në Toyota Center në Houston dhe përfshin gjithashtu ndalesa në United Center në Çikago (12 maj), T-Mobile Arena në Las Vegas (17 maj), Kia Forum në Inglewood, Kaliforni (15 korrik), TD Garden në Boston (8 gusht), Madison Square Garden në Nju Jork (11 gusht) dhe Kaseya Center në Miami (23 gusht), ndër të tjera.

    Përveç performimit të këngëve nga albumi i saj më i fundit, “143”, Perry do të sjellë për fansat të gjitha hitet e saj, duke nxjerrë nga katalogu i saj i gjerë./NO FILT

  • Çmimet Grammy 2025: Cilët yje morën trofe në shtëpi?

    Çmimet Grammy 2025: Cilët yje morën trofe në shtëpi?

    Në ceremoninë e Grammy-ve të vitit 2025, yjet më të mëdhenj të muzikës shënuan momente historike.

    Beyoncé fitoi çmimin për Albumin e Vitit me albumin e saj Coëboy Carter.

    Kendrick Lamar fitoi pesë çmime , duke fituar si Kënga e Vitit dhe Record of the Year me hitin e tij Not Like Us. Kjo këngë, një diss ndaj rivalit të tij Drake, ishte një nga më të fuqishmet dhe më të njohurat të vitit, duke i dhënë Lamar një status të padiskutueshëm në industrinë e muzikës.

    Në kategorinë e Artistit të Ri më të Mirë, Chappell Roan u shpall fitues, duke marrë vëmendjen për prurjet muzikore të vitit 2024 dhe ndikimin në skenën pop.

    Po ashtu, Sabrina Carpenter shënoi sukses të madh duke fituar Albumin më të Mirë Pop Vocal me Short N’ Sëeet dhe Këngën më të Mirë Pop Solo për Espresso, ndërsa Die Ëith A Smile, kënga e Lady Gaga dhe Bruno Mars, mori çmimin për Performancën më të Mirë Pop Duo/Grup.

    Në muzikën latine, Shakira fitoi Albumin më të Mirë Pop Latin me Las Mujeres Ya No Lloran, një tjetër sukses për këngëtaren kolumbiane, ndërsa në rock, Now And Then i The Beatles mori çmimin për Performancën më të Mirë Rock, dhe Hackney Diamonds i The Rolling Stones u shpall Albumi më i Mirë Rock./NO FILT

  • Coldplay thyen rekordin e Taylor Swift për turneun më të ndjekur të koncerteve

    Coldplay thyen rekordin e Taylor Swift për turneun më të ndjekur të koncerteve

    Turneu “The Eras” i Taylor Sëift arriti suksese të jashtëzakonshme, duke shtuar miliarda në ekonominë globale dhe duke mbushur stadiume në mbarë botën.

    Megjithatë, Coldplay ka thyer rekordin e saj për turneun më të ndjekur të koncerteve, pas koncerteve të jashtëzakonshme në Zelandën e Re si pjesë e “Music of the Spheres Ëorld Tour”. Ky turne ka arritur 10.3 milionë njerëz, duke kaluar shifrën prej 10.1 milionë të turneut “The Eras”.

    Coldplay ka realizuar 175 koncerte dhe parashikohet që ky numër të kalojë 12 milionë deri në përfundim të turneut. Grupi përdori stadiume më të mëdha dhe më shumë koncerte për ta bërë këtë turne më të madhin në histori, duke e tejkaluar turneun e Ed Sheeran dhe U2 për frekuentim.

    “Music of the Spheres Ëorld Tour” dhe “The Eras” janë të vetmit turne që kanë shitur mbi 10 milionë bileta./NO FILT/

  • Dua Lipa bëhet imazh i çantës CHANEL 25

    Dua Lipa bëhet imazh i çantës CHANEL 25

    Këngëtarja Dua Lipa, ka bashkëpunuar me markën e njohur luksoze CHANEL për të qenë fytyra e fushatës së re të çantës CHANEL 25.

    Me stilin e saj të veçantë,Lipa e sjell këtë koleksion me një elegancë , duke u bërë një përfaqësuese perfekte për këtë markë.

    Ajo tregon për fushatën se ajo lidhet thellësisht me konceptin e lirisë së shprehjes dhe energjisë që e shtyn të jetë gjithmonë në lëvizje. “Për mua, kjo fushatë ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, shprehjen e vetvetes dhe pranimin e energjisë që të shtyn të jesh gjithmonë në lëvizje,” thotë Dua Lipa.

    Në fushatë, ajo shfaqet duke kënduar këngën “She Drives Me Crazy” nga Fine Young Cannibals.

    Dua Lipa e ka cilësuar këtë çantë si ideale për ata që janë gjithmonë në lëvizje dhe kërkojnë hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur gjithçka me vete./NO FILT/