ATV

Author: Samir Dalipi

  • Marco Asencio i bashkohet gjigantit turk

    Marco Asencio i bashkohet gjigantit turk

    Ish-ylli i Real Madridit, Marco Asensio, është shumë pranë largimit nga Paris Saint-Germain.

    Asensio e kaloi pjesën e dytë të sezonit 2024/25 në huazim te skuadra angleze Aston Villa, ndërsa në të njëjtën kohë PSG e siguroi titullin e parë historik në Ligën e Kampionëve, në maj. Megjithatë, pozita e tij në skuadër u dobësua edhe më tej pas vendimit të trajnerit Luis Enrique për ta lënë jashtë ekipit që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube këtë verë.

    Pavarësisht se tregoi disa paraqitje pozitive gjatë periudhës së huazimit në Birmingham, trajneri i Villa-s, Unai Emery, vendosi të mos e blejë kartonin e tij. Klubi anglez nuk arriti të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe, si rrjedhojë, Asensio u rikthye në Paris.

    Spanjolli iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë nga Real Madridi në vitin 2023, por nuk arriti të gjejë vazhdimësi apo rol kyç në skuadër. Tashmë, ai synon një transferim të ri që do t’i mundësonte më shumë minuta në fushë dhe do ta mbante në garë për një vend në përfaqësuesen spanjolle për Kupën e Botës 2026.

    Sipas raportimeve të mëparshme të L’Équipe, disa klube kanë shfaqur interes dhe kanë kontaktuar PSG-në lidhur me një transferim të mundshëm të Asensios. Ndërkohë, Sky Sports raporton se Fenerbahçe e ka rindezur interesimin për anësorin spanjoll, pavarësisht largimit të trajnerit José Mourinho.

    Raporti i fundit sugjeron se është arritur një marrëveshje për transferimin e përhershëm të Asensios në Stamboll, me lojtarin që tashmë është i vendosur të largohet nga Parisi.

  • Goditje e madhe në merkato: Isak i bashkohet Liverpoolit

    Goditje e madhe në merkato: Isak i bashkohet Liverpoolit

    Pas muajsh spekulimesh, telenovela e gjatë për të ardhmen e sulmuesit suedez ka marrë fund. Fabrizio Romano e ka konfirmuar transferimin, duke i dhënë fund çdo dileme: Isak do të veshë fanellën e “The Reds”.

    Marrëveshja mes Liverpoolit dhe Newcastle United ka kapur shifrën e 130 milionë funteve – një rekord i ri për Premier League dhe transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit nga “Anfield”.

    Isak, 25 vjeç, pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot (e hënë), ndërsa prezantimi zyrtar pritet të ndodhë menjëherë pas përfundimit të procedurave formale. Ky transferim shënon një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës.

    Shuma e paguar për suedezin thyen edhe rekordin e brendshëm të Liverpoolit, i cili vetëm pak javë më parë kishte shpenzuar 116 milionë funte për Florian Wirtz. Lëvizje që sinjalizon qartë ambicien e klubit për të ndërtuar një skuadër elitare.

    Largimi i Isakut nga Newcastle nuk ishte befasues. Prej kohësh ai kishte shprehur pakënaqësi ndaj drejtuesve të klubit, duke i akuzuar për mosmbajtje premtimesh – sinjale që paralajmëronin një largim të afërt.

    Tani, ai është gati të nisë një kapitull të ri nën drejtimin e Arne Slot, trajneri që synon të përforcojë ofensivën dhe të mbrojë titullin kampion.

    Liverpooli ka hyrë fuqishëm në sezonin e ri – me tre fitore në po aq ndeshje, përfshirë edhe suksesin minimal 1–0 ndaj Arsenalit. Dhe me mbërritjen e Isakut, pritshmëritë rriten edhe më shumë.

  • Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit

    Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit

    Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

    Dardanët do të luajnë dy ndeshje kualifikuese gjatë muajit shtator, ku fillimisht udhëtojnë te Zvicra me 5 shtator dhe tri ditë më pas e presin Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të Grupit B për kualifikimet në Kupën e Botës 2026, Foda ka zgjedhur 25 futbollistë me të cilët synon rezultate pozitive.

    Në listë nuk mungojnë emrat si Vedat Muriq, Edon Zhegrova, Amir Rrahmani, Valon Berisha dhe Mërgim Vojvoda.

    Përveç tyre, emrat e rinj në listë janë Leon Avdullahu dhe Veldin Hodza.

    Në listën e zgjeruar janë edhe 12 futbollistë të tjerë

  • Fisnik Rugova prezantohet te Grapeland Basketball

    Fisnik Rugova prezantohet te Grapeland Basketball

    Fisnik Rugova, është prezantuar te ekipi debutues në Superligën e Kosovës në basketball, Grapeland Basketball.

    Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, duke treguar se Fisi do të jetë pjesë e tyre këtë sezon.

    Skuadra nga Rahoveci ka bërë një goditje të madhe duke marr shërbimet e djalit nga Prishtina, i cili më parë ka qenë pjesë e skudrave të njohura si Prishtina, Peja e Bashkimi. Ndërsa, së fundmi ishte pjesë e Sigal Prishtinës.

    36 vjeçari tashmë do të veshë fanellën e Grapeland në edicionin e ri, duke sjellë eksperiencën e tij të gjatë në parket dhe pritet të jetë një nga liderët e ekipit në sezonin debutues në elitën e basketbollit kosovar./ATVLIVE.TV

  • Drita dhe Shkëndija – mësojnë kundërshtarët në fazën e grupeve të Conference League

    Drita dhe Shkëndija – mësojnë kundërshtarët në fazën e grupeve të Conference League

    Ekipi nga Kosova, Drita dhe ai nga Maqedonia, Shkëndija, kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

    Shorti u tërhoq sot në Monaco, ku Dritës dhe Shkëndijës i ra të përballen me njëra-tjetrën, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Kundërshtarët e tjerë të Dritës:

    • AZ Alkmaar (Holandë) – një nga skuadrat më të forta të Eredivisie-s dhe me përvojë të madhe në garat evropiane.

    • Rayo Vallecano (Spanjë) – përfaqësues i La Ligës, i njohur për futbollin ofensiv dhe atmosferën unike që krijon në Madrid.

    • Omonia Nicosia (Qipro) – klub me traditë në Europë, që shpesh ka dhënë surpriza në fazat e grupeve.

    • KuPS (Finlandë) – kampion i rregullt në ligën finlandeze, i fortë sidomos në ndeshjet në shtëpi.

    • Shelbourne (Irlandë) – skuadër me një rritje të ndjeshme vitet e fundit, që vjen si surprizë në këtë kompeticion.

    Ndërsa Shkëndija, përveç Dritës do të luaj me: Slovan Bratislavën, Rayo Vallecanon, Jagiellonian, Shelbournen dhe AEK Larnaca. /ATVLIVE.TV

  • Vedat Muriqi përfundon suspendimin, rikthehet në ndeshjen kundër Real Madridit

    Vedat Muriqi përfundon suspendimin, rikthehet në ndeshjen kundër Real Madridit

    Pasi u ndëshkua me karton të kuq kundër Barcelonës, Vedat Muriqi rikthehet në fushë në ndeshjen kundër Real Madridit.

    31 vjeçari ishte i suspenduar për një ndeshje, ku mungoi kundër Celta Vigos në ndeshjen e 23 gushtit që përfundoi në barazim 1-1.

    Në listën e publikuar nga RCD Mallorca gjatë ditës së sotme figuron edhe emri i djalit nga Prizreni.

    Ai do jetë i gatshëm për takimin kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu” që do të zhvillohet më 30.08.2025 nga ora 21:30.

    Për herë të parë, Muriqi do të luajë së bashku me një tjetër shqiptar në skuadër, pasiqë ditë më parë tek klubi ishullor u zyrtarizua, Marash Kumbulla, i cili është po ashtu në listë dhe pritet të luajë nga minuta e parë. /ATVLIVE.TV

  • Edon Zhegrova pranë kalimit te gjiganti francez Olympique de Marseille

    Edon Zhegrova pranë kalimit te gjiganti francez Olympique de Marseille

    Sipas mediave franceze, sulmuesi nga Kosova, Edon Zhegrova, ka arritur marrëveshje me Olympique de Marseille.

    26-vjeçar, i cili sapo ka marrë pasaportën shqiptare, ishte pranë një transferimi te Juventusi, i cili shihej si favorit për shërbimet e tij.

    Por, gjatë ditës së sotme sipas Footmercato, numri 23 i Lille dhe Marseille kanë arritur një marrëveshje të plotë, me Zhegrovën që i ka dhënë përparësi gjigantit francez përpara Juventusit.

    Gazetari i njohur Santi Aouna, ka shkruar se marrëveshja është arritur, me një kontratë 5 vjeçare, deri në qershor 2030.

  • Sylvinho përgjigjet: Nuk është momenti që të bëjmë eksperimente

    Sylvinho përgjigjet: Nuk është momenti që të bëjmë eksperimente

    Shtatori do të vë në provë Kombëtaren kuq e zi, me një miqësore kundër Gjibraltarit dhe ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror kundër Letonisë.

    Trajneri Sylvinho në konferencën për media tregoi për zgjedhjet e tij.

    I pyetur se në listë nuk ka asnjë ndryshim përveç lojtarëve të lënduar Silvinjo përgjigjet:

    “Ne kemi bërë rreth 50% të rrugëtimit, kemi lujtur 4 ndeshje dhe na presin edhe 4 të tjera shumë të rëndësishme. Për futbollistët që mungojnë, fola me Ismajlin, ai tashmë ka bërë një transferim javët e fundit, ka pasur një lëndim të lehtë dhe kur fola me të i thash që për ty është e rëndësishme që ti të jesh i qetë dhe të pushosh si duhet që të jesh në 100%”

    Tutje ai shton se:

    “Ne nuk e ndërrojmë një futbollist vetëm se në një ndeshje diçka nuk shkonte. Kam besim te ky grup. Herën e parë që dikush shfaq pakënaqësi, nuk duket i lumtur dhe nuk dëshiron të stërvitet, do ta nxjerr jashtë, por shikoj se të gjithë futbollistët kan dëshirë të luajnë për kombëtaren.”

    Emra të rinj nuk ka në listë dhe braziliani ka një përgjigje për këtë:

    “Do të ketë ndryshime për ndeshjen ndaj Letonisë, kemi lojtarë si Adrian Bajrami, Medon Berisha, Adrion Pajaziti, të cilët kan bërë një rrugëtim me Kombëtaren U21 dhe akoma nuk kan bërë një 45 minutësh me Kombëtaren A, por, në kohën e duhur. Kemi edhe rreth 20 lojtarë të tjerë që jemi pas tyre, 4 – 5 prej tyre janë lojtarë shumë të mirë që i kemi në vëmendje. Në kohën e duhur do të vijë momenti i tyre.”

    Se nëse kishte ndonjë dilemë për lojtarët 51 vjeçari shprehet:

    “Për listën, puna fillon që nga fillimi i gushtit, për zgjedhjet e lojtarëve, eksperiecat e futbollit të mësojnë që në ndeshje të rëndësishme të sjellësh lojtarë të rinj ndoshta nuk është momenti i duhur dhe duhet të fokusohemi te lojtarët që janë mësuar me stilin e lojës dhe marrin përgjegjësi dhe nuk është momenti i një djaloshi 20 vjeçar, sigurisht që mund të jetë i mirë por na duhen lojtarë që janë mësuar me skemat tona.”

  • FFK njofton: Nis shitja online e biletave për ndeshjen Zvicër – Kosovë

    FFK njofton: Nis shitja online e biletave për ndeshjen Zvicër – Kosovë

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja online e biletave për sektorin e tifozëve kosovarë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

    Kjo përballje do të zhvillohet më 5 shtator në stadiumin “St. Jakob-Park” të Baselit, ku pritet një atmosferë e jashtëzakonshme, falë pranisë së dy tifozërive që ndajnë lidhje të veçanta, për shkak të komunitetit të madh shqiptar që jeton në Zvicër.

    Federata Zvicerane e Futbollit ka publikuar linkun zyrtar përmes së cilit tifozët mund të blejnë biletat për sektorin e dedikuar për përkrahësit e Kosovës.

    Ky takim pritet të jetë ndër më të rëndësishmit në fushatën kualifikuese të Kosovës drejt Botërorit 2026 dhe premton emocione të mëdha, si në fushë ashtu edhe në tribuna. /ATVLIVE.TV

  • Drita dhe Shkëndija mësojnë sot kundërshtarët e Ligës së Konferencës

    Drita dhe Shkëndija mësojnë sot kundërshtarët e Ligës së Konferencës

    Ekipi nga Kosova, Drita, dhe nga Maqedonia, Shkëndija, janë dy skuadrat shqiptare që kanë siguruar kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

    Shorti për këtë fazë do të hidhet sot, duke filluar nga ora 13:00 në Monako.

    Secili ekip do të luajë gjithsej gjashtë ndeshje në një ligë të përbashkët me 36 skuadra pjesëmarrëse.

    Ndeshjet pritet të nisin më 2 tetor dhe do të zgjasin deri më 18 dhjetor, pas së cilës do të vazhdohet me fazën e eliminimit direkt (knock-out).

    Drita ndodhet në vazon 4 sëbashku me: Zrinjski Mostar, Lincoln Red Imps, Kups, AEK Athens dhe Aberden.

    Shkëndija ndodhet në vazon 5 sëbashku me: Breidablik, Sigma Olomouc, Samsunspor, Rakow Czestochowa dhe Aek Larnaca. /ATVLIVE.TV