ATV

Author: L.P

  • Mayweather vs. Showtime – Legjenda e boksit kërkon rikthimin e pasurisë së tij!

    Mayweather vs. Showtime – Legjenda e boksit kërkon rikthimin e pasurisë së tij!

    Floyd “Money” Mayweather po hyn në një lloj tjetër ringu, në sallë të gjyqit dhe kjo luftë mund të vlejë qindra miliona dollarë.

    Ikona e pamposhtur e boksit ka paditur “Showtime” dhe ish-drejtuesin Stephen Espinoza, duke pretenduar se një pjesë e madhe e fitimeve të karrierës së tij ka “zhdukur”.

    Sipas padisë, rreth 340 milionë dollarë janë “të papërllogaritur”, dhe ai akuzon rrjetin se ka ndihmuar këshilltarin e tij të gjatë Al Haymon të keq-menaxhojë ose të keqpërdorojë paratë nga eventet e mëdha pay-per-view. Mayweather insiston se ai ishte një nga krijuesit më të mëdhenj të të ardhurave për “Showtime” dhe se meriton çdo dollar që ka fituar.

    Situata bëhet edhe më e komplikuar, sepse Mayweather pretendon se ka tentuar të ketë akses në dokumentet financiare për të gjurmuar paratë, por pretendon se dokumentet kyçe nuk ishin të disponueshme ose mungonin, gjë që vetëm i ka shtuar dyshimet. Tani ai kërkon një llogari të plotë, kthimin e parave dhe dëmshpërblime shtesë.

    Floy “MONEY” Mayweather e ka ndërtuar perandorinë e tij mbi fitore dhe nuk do të tërhiqet derisa të marrë përgjigje… dhe milionat e tij.

  • Familja e Quinton Aaron thonë se “Gruaja” e tij është e martuar me Një burrë tjetër… Ajo Pretendon se është martesë “Shpirtërore”!

    Familja e Quinton Aaron thonë se “Gruaja” e tij është e martuar me Një burrë tjetër… Ajo Pretendon se është martesë “Shpirtërore”!

    Drama e Hollywood-it sapo mori një kthesë të fortë rreth aktorit të “The Blind Side”, Quinton Aaron por kësaj here vjen nga brenda vetë familjes së tij.

    Aaron, i cili është shtruar në spital pasi ka pësuar një goditje në shtyllën kurrizore (spinal stroke), ka bërë që të afërmit e tij të ngrenë alarmin për një grua që ndodhet pranë tij, një grua që pretendon se është bashkëshortja e tij. Sipas vëllait të tij Jarred Aaron, gruaja, e identifikuar si Margarita Aaron, nuk është e martuar ligjërisht me të fare dhe madje mund të jetë e martuar me një burrë tjetër.

    Jarred i tha TMZ-së se ka frikë se Margarita po e paraqet veten si bashkëshortja ligjore e Quinton-it përpara stafit spitalor, gjë që mund të ndikojë në vendime të rëndësishme mjekësore gjatë periudhës së rikuperimit të aktorit. Por Margarita nuk tërhiqet kur u pyet, ajo këmbënguli se ajo dhe Quinton janë “të martuar shpirtërisht.”

    Margarita thotë se nuk ka prokurë (power of attorney) dhe se nuk ka marrë kurrë vendime mjekësore për Quinton-in por familja e tij nuk është e bindur. Jarred thotë se as nuk e kishte ditur që ata nuk ishin të martuar ligjërisht, edhe pse çifti jetonte në të njëjtën shtëpi.

    Situata bëhet edhe më e çuditshme, anëtarë të familjes së vetë Margaritës, përfshirë vajzën dhe mbesën e saj, thuhet se mbështesin pretendimet e familjes Aaron, se ajo është realisht e martuar me dikë tjetër, duke hapur edhe më shumë pikëpyetje për qëllimet e saj dhe marrëdhënien me aktorin.

    Pavarësisht konfuzionit që po rritet, familja Aaron thotë se planifikon të hetojë më tej Margaritën, përfshirë verifikimin e kredencialeve të saj si infermiere e regjistruar dhe rolin e saj gjatë periudhës kritike të rikuperimit të Quinton-it.

    Për momentin, situata mbetet e tensionuar, emocionale dhe në zhvillim, ndërsa Quinton Aaron po përballet me shërimin, pa qenë i vetëdijshëm për dramën që po shpërthen rreth tij.

  • Letër për negocim, kërkohen shuma marramendëse në Bitcoin – Dyshohet se u kidnapua nëna e Savannah Guthrie

    Letër për negocim, kërkohen shuma marramendëse në Bitcoin – Dyshohet se u kidnapua nëna e Savannah Guthrie

    Hetuesit po shqyrtojnë një zhvillim tronditës në zhdukjen e Nancy Guthrie, nëna 84-vjeçare e bashkëprezantueses së emisionit “Today”, Savannah Guthrie, pasi një media raportoi se ka marrë një dokument që mund të jetë një shënim shpërblimi, ku kërkohet pagesë në Bitcoin për kthimin e saj të sigurt.

    Sipas TMZ, media ka marrë një email herët të martën, i përshkruar si kërkesë shpërblimi, ku pretendohet se kërkohet një shumë shumë e madhe parash në kriptomonedhë dhe jepet një adresë Bitcoin ku duhet të dërgohet pagesa. Po ashtu TMZ raporton se adresa është verifikuar si reale dhe se mesazhi përfshinte një afat të caktuar si dhe një kërcënim të nënkuptuar nëse pagesa nuk kryhej.

    Mesazhi thuhet se përmban edhe detaje specifike nga vendngjarja dhe sende personale në shtëpinë e Nancy Guthrie në Tucson, duke përmendur madje se çfarë kishte veshur dhe dëmtime të raportuara në banesë, gjë që mund të sugjerojë se dërguesi ka njohuri të brendshme mbi ngjarjen. TMZ ka deklaruar se e ka përcjellë mesazhin te Zyra e Sherifit të Qarkut Pima, e cila është shprehur se është në dijeni të raportimeve dhe po i merr seriozisht çdo informacion dhe pistë. Në hetim po ndihmon edhe FBI.

    Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse shënimi është apo jo autentik e nëse lidhet realisht me rrëmbimin e dyshuar. Megjithatë, zhdukja e Nancy Guthrie vazhdon të trajtohet si një rast i mundshëm rrëmbimi dhe policia po i bën thirrje publikut të raportojë çdo informacion që mund të ndihmojë.

    Nancy Guthrie u raportua e zhdukur pasi nuk u paraqit në kishë më 1 shkurt, dhe hetuesit besojnë se ajo mund të jetë marrë nga shtëpia e saj kundër vullnetit. Shenjat e hyrjes me forcë dhe prova të tjera në vendngjarje kanë rritur shqetësimin, ndërsa deri tani nuk janë bërë publikë të dyshuar.

    Ndërsa hetimi vazhdon, policia po përqendrohet në të gjitha pistat, përfshirë edhe këtë letër për negocim, duke theksuar se ende nuk është konfirmuar vërtetësia apo legjitimiteti i asnjë kërkese për shpërblim.

  • Përsëri humbje TRONDITËSE për Snoop Dogg – Humb jetën mbesa e Legjendës së RAP-it 

    Përsëri humbje TRONDITËSE për Snoop Dogg – Humb jetën mbesa e Legjendës së RAP-it 

    Hollywood-i po vajton këtë javë pasi familja e Snoop Dogg është goditur nga një tragjedi e papërshkrueshme përsëri, vdekja e mbesës së tij të dashur 10-muajshe, Codi Dreaux, vetëm pak javë pasi ishte kthyer në shtëpi nga spitali, 7 vite pasi i vdiç nipi po ashtu jetë shkurtër, vetëm 10 ditë i ri… 

    Codi, fëmija i vajzës më të vogël të Snoop-it, Cori Broadus, kaloi pothuajse gjithë jetën e saj në njësinë e kujdesit intensiv neonatal pasi u lind tre muaj para kohe, në vetëm 25 javë, për shkak të komplikimeve serioze gjatë shtatzënisë.

    Udhëtimi i saj ishte i mbushur me shpresë dhe dhimbje. Pas dhjetë muajsh të gjatë në kujdes intensiv, Codi u lirua për në shtëpi në fillim të janarit, një moment që familja e festoi me mirënjohje dhe gëzim. Por lumturia e tyre ishte tragjikisht e shkurtër. Vetëm 20 ditë pasi u kthye në shtëpi, Codi ndërroi jetë më 26 janar 2026.

    Cori bëri të ditur këtë humbje të tmerrshme në rrjetet sociale, duke ndarë një foto emocionale bardhë e zi ku e mban Codi-n dhe shkruan, “Të hënën, humba dashurinë e jetës sime. Codi ime.” I fejuari i saj, Wayne Deuce, gjithashtu bëri homazh online, duke shkruar se sa shumë do të dojë përjetësisht vajzën e tyre.

    Familja ka marrë një valë simpatish publike që nga njoftimi i trishtuar. Vetë Snoop Dogg ka treguar publikisht mbështetjen e tij për Cori-n, duke postuar një foto familjare me djemtë e tij, vetëm me një emoji zemre dhe emoji lutjeje, një mesazh i qetë, por i fuqishëm për unitet në dhimbje.

    Kjo humbje vjen pas muajsh përpjekjesh, me shëndetin e brishtë të Codi-s dhe komplikime serioze mjekësore të nënës së saj Cori, që e bënë udhëtimin e familjes veçanërisht të vështirë. Pavarësisht kohës së shkurtër që patën së bashku, homazhet nga të dashurit dhe fansat theksojnë sa shumë ndikoi Codi në jetët rreth saj.

    Në mes të dhimbjes dhe vajtimit, historia e familjes Broadus është një tregim për qëndrueshmërinë dhe dashurinë, e kjo tragjedi ka nxitur një valë dhembshurie nga publiku në mbarë botën.

  • Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton arrijnë në një Hotel luksoz në Paris së bashku, pasi filluan thashethemet për romancë!

    Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton arrijnë në një Hotel luksoz në Paris së bashku, pasi filluan thashethemet për romancë!

    Kim Kardashian dhe superylli i Formula 1, Lewis Hamilton, sapo i dhanë internetit një arsye tjetër për të shpërthyer, të dy u panë duke mbërritur në një hotel luksoz në Paris, duke ndezur edhe më shumë thashethemet për një lidhje romantike mes yllit të reality TV dhe ikonës së garave. 

    Fotot e siguruara nga paparacët tregojnë Kim, 45 vjeç, dhe Lewis, 41 vjeç, duke mbërritur në hotelin luksoz pas një fluturimi me avion privat nga Mbretëria e Bashkuar , pas një fundjave romantike në një resort luksoz në fshatin e Anglisë.

    Edhe pse as Kim e as Lewis nuk kanë konfirmuar publikisht ndonjë gjë romantike, rrjetet sociale janë plot me diskutime pas këtij mbërritjeje së bashku. Ata u panë duke hyrë në kryeqytetin francez me një SUV bashkë me ekipet e tyre, duke u përpjekur të jenë diskretë, por duke tërhequr gjithsesi vëmendjen në “Qytetin e Dashurisë”.

    Kjo shënon një nga shfaqjet e tyre më publike që nga fillimi i thashethemeve për romancë dhe vetëm i hedh më shumë benzinë zjarrit. Vëzhguesit vënë re se koha është interesante, duke qenë se Kim ishte gjithashtu në Paris duke promovuar bashkëpunimin e saj NikeSKIMS dhe Lewis është një nga figurat më të ndjekura në sport.

    Dyshja njihen prej vitesh, duke u takuar për herë të parë në evente të profilit të lartë në 2014, por kjo paraqitje në Paris është shenja më e dukshme deri tani që mund të ketë diçka më shumë se një miqësi. Raportet e mëparshme të TMZ thonë se ata ndanë një fundjavë luksoze në Mbretërinë e Bashkuar, plot me spa, darka dhe masazhe për çiftin dhe tani ky takim në Paris po bën të gjithë të pyesin se a janë thjesht miq, apo po lind një “power couple” i ri?

    Pa asnjë fjalë zyrtare nga asnjëra palë, fansat dhe ndjekësit e thashethemeve, po ndjekin çdo lëvizje dhe ky udhëtim në Paris mund të jetë sinjali që të gjithë po prisnin.

  • Keke Palmer zbulon rregullin e saj tejet të çuditshëm për Dashurinë…

    Keke Palmer zbulon rregullin e saj tejet të çuditshëm për Dashurinë…

    Keke Palmer sapo ndezi internetin me një qëndrim të guximshëm mbi marrëdhëniet dhe mori shumë vëmendje…

    Gjatë një interviste televizive, ylli 32‑vjeçar zbuloi se nuk ka asnjë interes të ndajë një shtëpi me partnerin romantik, madje edhe nëse martohet.

    Duke u shfaqur në “Today” me Jenna Bush Hager dhe Sheinelle Jones, Palmer nuk hezitoi të fliste për veten, duke shpjeguar se e adhuron kohën që ja kushton vetes dhe nuk dëshiron dikë nën të njëjtën çati, pavarësisht se sa serioze bëhet marrëdhënia. “Nuk dua kurrë të jetoj bashkë. Më pëlqen koha ime për veten,” tha ajo hapur. “Kjo është e vërteta… edhe nëse jemi të martuar.”

    Keke madje citoi një linjë virale nga komediania Whoopi Goldberg “Nuk dua askënd në shtëpinë time”, duke thënë se përshkruan perfekt ndjenjat e saj.

    Por ajo nuk e mbylli derën për të gjitha marrëdhëniet romantike që përfshijnë bashkëjetesën. Me stilin tipik të Palmer-it, ajo sugjeroi alternativa kreative që mbajnë dashurinë të freskët pa kaosin e jetesës së përbashkët, si të jetosh afër njëri-tjetrit, por jo bashkë, ndoshta në një shtëpi mysafiri ose dhoma të ndara, në mënyrë që vizitat të jenë argëtuese dhe të freskëta, jo të marrë për të mirëqenë. “Mund të jesh në shtëpinë e mysafirit, ne mund të jemi në të njëjtin truall, por unë jam atje dhe ai atje,” tha ajo duke qeshur.

    Palmer e cila ndan djalin e saj 2-vjeçar Leo me ish-partnerin Darius Jackson, insiston se ky kufi ndihmon që marrëdhëniet të mbeten “argëtuese dhe emocionuese” dhe ruan ndjenjën e saj të pavarësisë.

    Kurse në botën e Showbizzit, disa e lavdërojnë për vendosjen e rregullave të forta personale, ndërsa të tjerë mendojnë se preferencat e saj për jetesën janë jo konvencionale, por askush nuk mund të argumentojë se nuk bëri një titull të paharrueshëm në rrjetet sociale.

    Qoftë ta quash logjikë moderne dashurie apo rregullin e ri të marrëdhënieve, Keke Palmer sapo ndryshoi përgjithmonë bisedën për bashkëjetesën.

  • Travis Scott këndon për përmasat e Kylie Jenner… edhe pse ata janë të ndarë! 

    Travis Scott këndon për përmasat e Kylie Jenner… edhe pse ata janë të ndarë! 

    Travis Scott sapo e ndezi internetit në favor të tij dhe këtë herë jo për ndonjë album surprizë apo moment të çmendur në koncert.

    Reperi ka bërë që fansat të fiksohen pas teksteve të tij detajisht, pasi thuhet se ka përmendur trupin e Kylie Jenner në një mënyrë që  sidomos kur bëhet fjalë për gjoksin e saj. Dhe si gjithmonë, interneti nuk mjaftohet vetëm me reagime… ata po bëjnë edhe llogaritë.

    Po, e lexove mirë, “detektivët” e rrjeteve sociale po shkojnë rresht për rresht, varg për varg, për të zbuluar saktësisht sa herë Travis e ka përmendur pamjen, format dhe “asetet” e Kylie-t në muzikën e tij. Disa fansa e quajnë flirt, madje flirt ikonik, ndërsa të tjerë mendojnë se është tepër personale për t’u kthyer në vargje këngësh.

    “Ajo më shikon si Scotty, njeri, ajo ‘S’ në gjoksin tim / 4-4-5 CC, mënyra si qëndrojnë, m’duhet ta testoj.”

    (“She look at me like Scotty, man, that S on my chest / Forty-four five C, the way they sit, I need to test.”)

    Dhe çështja nuk është vetëm te përmendja, por te detajet. Dëgjuesit pretendojnë se Travis nuk e tha thjesht si kompliment… por se ai u bë shumë specifik.

    Tani numrat po qarkullojnë kudo, disa thonë se janë vetëm pak rreshta në gjithë diskografinë e tij, ndërsa të tjerë këmbëngulin se Travis ka hedhur sinjale për Kylie-n prej vitesh… dhe ne thjesht nuk i kemi vënë re.

    Sigurisht, kjo është e njëjta dyshe, marrëdhënia e të cilëve ka qenë gjithmonë një aventurë e çmendur, thashetheme “bashkë”, ndarje të heshtura, ribashkime të fshehta, paraqitje publike që bërtasin “janë bashkë”, pastaj papritur heshtje totale. Prandaj ideja që Travis ende po hedh vargje me kode për Kylie-n? Kjo është si benzinë mbi zjarrin e thashethemeve.

    Publiku i ndarë në dy pjesë, njëra palë po e shijon si “çajin” më të nxehtë të vitit, duke thënë se Travis është “duke vuajtur” për Kylie-m dhe pa filtër. Ndërsa pala tjetër mendon se Kylie meriton privatësi dhe se Travis duhet të ndalojë së kthyeri historinë e tyre në vargje.

  • Bill dhe Hillary Clinton do të dëshmojnë për Epstein, pas presionit të Kongresit!

    Bill dhe Hillary Clinton do të dëshmojnë për Epstein, pas presionit të Kongresit!

    Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e shtetit Hillary Clinton kanë rënë dakord të dëshmojnë para një komiteti të Kongresit amerikan si pjesë e hetimit mbi financierin dhe pastaj i akuzuar si predator seksual Jeffrey Epstein, një zyrtar i çiftit konfirmoi të hënën.

    Vendimi i tyre vjen vetëm ditë para një votimi të planifikuar në “Dhomën e Përfaqësuesve”, të udhëhequr nga republikanët, për të konsideruar ngritjen e akuzave për mosbindje ndaj Kongresit kundër të dyve pasi kishin refuzuar të paraqiteshin më parë për dëshmi.

    Ajo që e bën situatën edhe më të nxehtë është se vendimi i tyre thuhet se vjen pikërisht në momentin kur Kongresi po përgatitej të shtynte përpara akuza për “mosbindje ndaj Kongresit”, pasi kishte pretendime se më parë ata kishin refuzuar të paraqiteshin. Me pak fjalë: presioni po rritej me shpejtësi dhe tani Clintonët po reagojnë.

    Në një deklaratë publike, një përfaqësues i Clintonëve tha se çifti dëshiron të bashkëpunojë dhe beson se rregullat duhet të vlejnë njësoj për të gjithë, duke shtuar se ata janë të gatshëm të ulen përballë komitetit. Megjithatë, negociatat për detajet, përfshirë formën dhe kohën e dëshmisë, thuhet se janë ende në proces.

    Hetimi vetë është kthyer në një çështje tepër politike, ku kritikët i akuzojnë Clintonët se po përpiqen t’i shmangen vëmendjes, ndërsa mbështetësit thonë se gjithçka po përdoret si armë politike. Sido që të jetë, situata është e ndërlikuar.

    Edhe pse Clintonët kanë mohuar vazhdimisht çdo përfshirje apo dijeni për krimet e Epstein, fakti që tani pritet të dëshmojnë i vendos ata drejtpërdrejt në qendër të një prej skandaleve më shpërthyese që përfshin elitën e pasur dhe të fuqishme.

  • Boksieri Devin Haney fiton në Gjykatë – Ish-it i ndalohet ta postojë fëmijën Online!

    Boksieri Devin Haney fiton në Gjykatë – Ish-it i ndalohet ta postojë fëmijën Online!

    Një fitore serioze ligjore për yllin e boksit Devin Haney, një gjykatës në Los Angeles vendosi në favor të tij këtë javë dhe kjo përballje mes prindërish, u bë lajm i madh.

    Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, ish e fejuara e Haney-t, Leena Sayed, kishte paraqitur një kërkesë që t’i lejohej të postonte foto dhe video të fëmijës së tyre 1 vjeçar në rrjete sociale pa pëlqimin e tij. Por në favor për kampionin, gjykatësi e refuzoi plotësisht kërkesën.

    Gjykatësi u pajtua me qëndrimin e Haney-t se marrëveshja ekzistuese për prindërimin duhet të mbetet në fuqi dhe hodhi poshtë idenë se një fëmijë kaq i vogël do të përfitonte nga ekspozimi online. Në vendim thuhej “Nuk ka asnjë argument pse një fëmijë 1 vjeçar do të përfitonte nga ekspozimi në publik dhe të bëhej subjekt i vëmendjes në rrjete sociale.” një fjali që tashmë po shpërndahet masivisht në internet.

    Ky vendim do të thotë se asnjëri nga prindërit nuk mund të postojë foto ose video të fëmijës pa miratimin e qartë të prindit tjetër, një kufizim që mund të ketë ndikim të madh për një çift të famshëm që më parë ka qenë shumë aktiv në platformat sociale.

    Kjo vjen pasi marrëdhënia mes Haney-t dhe Sayed përfundoi, por të dy vazhduan të mbeteshin në qendër të vëmendjes për shkak të famës së boksierit brenda dhe jashtë ringut. Me këtë vendim, Haney ka shënuar një fitore të madhe në gjykatë  dhe fansat tashmë po debatojnë kudo për temën privatësi kundër kulturës së rrjeteve sociale.

  • “Grammy Awards 2026” – Kush dolën të kënaqur e kush jo nga nata më e madhe e muzikës? 

    “Grammy Awards 2026” – Kush dolën të kënaqur e kush jo nga nata më e madhe e muzikës? 

    “Grammy Awards” 2026, i 68-ti me radhë, solli gjithçka që fansat duan duke nisur nga performanca të paharrueshme, fitore historike, momente që të lënë pa fjalë dhe dramë, me videoklipe e me këngë të mrekullueshme.

    Të mbajtura në Los Angeles dhe të prezantuara nga Trevor Noah, që sipas disa zërave mund të ketë qenë hera e tij e fundit si moderator i Grammy-ve, nata u kthye në një shpërthim surprizash nga fillimi deri në fund.

    Historia u shkrua kur Bad Bunny fitoi çmimin më të madh të mbrëmjes, “Albumi i Vitit”, me “Debí Tirar Más Fotos” duke u bërë albumi i parë në gjuhën spanjolle që fiton këtë trofe legjendar. Superylli portorikan, i emocionuar, e përdori fjalimin për të festuar rrënjët e tij dhe ia dedikoi fitoren emigrantëve që ndjekin ëndrrat e tyre.

    Ndërkohë, Kendrick Lamar dhe SZA morën “Record of the Year” për “Luther”, duke vulosur edhe një tjetër natë historike për Lamar, një nga artistët më të vlerësuar dhe më të dekoruar të brezit të tij.

    Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas fituan “Song of the Year” për “Wildflower”, në një moment tepër emocional, ku Billie dha një fjalim të ndjerë dhe të fuqishëm. Ndërkohë, ylli në ngritje Olivia Dean u shpall “Best New Artist”, një sukses i madh që u ndoq me entuziazëm nga fansat në mbarë botën.

    Performancat që ishin po aq të paharrueshme janë edhe momentet si ai kur Rosé bëri histori në K-Pop si solistja e parë që hapi “Grammy Awards”, duke u bashkuar me Bruno Mars për një performancë shpërthyese të “APT”.
    Po ashtu Lady Gaga ndezi skenën me një performancë dramatike që e riktheu edhe një herë në statusin e ikonës absolute të pop-it. Nuk munguan as Sabrina Carpenter, Justin Bieber dhe emra të tjerë të mëdhenj të muzikës pop që dhuruan performanca spektakolare që ngritën publikun në këmbë.

    Por nata nuk ishte vetëm muzikë, u nderuan edhe legjenda. Steven Spielberg hyri në klubin ekskluziv të “EGOT” pasi fitoi një Grammy në cilësinë e producentit, një moment i rrallë dhe emocional që bashkoi botën e filmit me atë të muzikës.

    E nuk munguan edhe pakënaqësitë, The Weeknd Ylli i Pop-it. ishte një nga mungesat më të mëdha të vitit 2026, pasi albumi i tij i fundit “Hurry Up Tomorrow” nuk mori asnjë nominim, duke vazhduar historinë e gjatë të tensioneve mes tij dhe “Recording Academy” pas anashkalimeve të mëparshme. Fansat dhe vëzhguesit e industrisë e komentuan këtë si një zhgënjim të madh dhe mungesa e tij u kthye në temë të nxehtë në rrjetet sociale.

    Në të njëjtën kohë, disa artistë nuk morën pjesë në ceremoni, çka u interpretua nga shumë si një reagim ndaj mungesës së nominimeve apo frustrimit ndaj Akademisë. Në këtë listë u përmend edhe Lorde, e cila e anashkaloi eventin pas mos-përfshirjes së albumit të saj në nominime, ndërsa edhe The Weeknd u raportua se nuk ishte i pranishëm, në një ambient ku albumi i tij u injorua pavarësisht suksesit kritik dhe komercial.

    Përveç kësaj, pati edhe reagime të forta nga publiku dhe kritikët, ku shumë përdorues në rrjete sociale shprehën pakënaqësi për faktin që Grammy-t u perceptuan nga disa si tepër të politizuara, sidomos pas disa fjalimeve me mesazhe politike gjatë ndarjes së çmimeve. Kjo ndezi debat mbi atë nëse ceremonia duhet të fokusohet vetëm te muzika apo edhe te temat shoqërore.

    Pra ky “Grammy Awards 2026” nuk ishte thjesht shfaqje muzikore, ishte burimi i kënaqësisë, emocioneve, thyerjes së taboo-ve e barrierave e deri tek paknaqësitë e dramat…