ATV

Author: E.N.

  • Sydney Sweeney: “U hodha me parashutë nën ndikimin e alkoolit, ishte e tmerrshme!”

    Sydney Sweeney: “U hodha me parashutë nën ndikimin e alkoolit, ishte e tmerrshme!”

    Aktorja e njohur e serialit Euphoria, Sydney Sweeney, ka zbuluar një histori sa qesharake, aq edhe të çuditshme, gjatë paraqitjes së saj në emisionin The Late Show with Stephen Colbert. Ylli 28-vjeçar tregoi se mënyra e saj për të përballuar frikën nga lartësitë ka qenë… jo fort e zakonshme.

    E pyetur nga Colbert për një foto ku shihej duke bërtitur teksa binte nga ajri me parashutë, Sydney pranoi se për ta bërë këtë hap i ishte dashur “pak ndihmë e jashtme”.

    “Isha nën ndikimin e alkoolit,” – tha ajo me sinqeritet, duke shkaktuar të qeshura në publik.

    Aktorja sqaroi se një natë para hedhjes kishte pirë pak më shumë se zakonisht, dhe të nesërmen, e guximshme nga adrenalina (dhe ndoshta pak hangover), vendosi të realizonte ëndrrën e saj për t’u hedhur me parashutë.

    “Jo, nuk më pëlqejnë lartësitë,” shtoi ajo me të qeshur. “Isha e tmerruar! Por ky ishte viti im për të provuar gjëra të reja. Thjesht vendosa të hidhem nga një aeroplan!”

    Pavarësisht frikës, përvoja duket se i ka dhënë Sydney-t një histori të paharrueshme dhe fansat tani e kanë shpallur “mbretëreshën e guximit (dhe humorit)” në rrjete sociale.

  • Vesa zbulon me humor “xhelozinë” e Mirlind Dakut: “S’po më lë me postu, po frikësohet prej msyshit!”

    Vesa zbulon me humor “xhelozinë” e Mirlind Dakut: “S’po më lë me postu, po frikësohet prej msyshit!”

     Vesa Vllasaliu, ka rrëmbyer vëmendjen në rrjetet sociale me deklaratat e saj plot humor për marrëdhënien me partnerin, futbollistin e njohur të Kombëtares, Mirlind Daku.

    Gjatë një sesioni pyetjesh me ndjekësit në Instagram, Vesa u pyet pse kohët e fundit po poston vetëm foto të vjetra dhe jo imazhe të reja. Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe plot batuta, ajo dha një përgjigje që shkaktoi të qeshura:

    “S’po më lë burri me postu të reja, se po m’kap kishe msyshi.”

    Deklarata u mor fillimisht si shaka, por pyetja pasuese e konfirmoi se “burri” për të cilin bëhej fjalë është pikërisht sulmuesi Mirlind Daku. Vesa tregoi se marrëdhënia e tyre funksionon mbi respekt dhe mbështetje të ndërsjellë, duke shtuar:

    “Një burrë që s’e suporton gruan e vet, për mu s’o burrë. Po n’kët rast burri jem nuk um thotë ‘lëre punën’, edhe s’ka me ma thonë kurrë, se vet o fytyrë publike dhe më përkrah në çdo hap.”

    Me këtë përgjigje, ajo i dha fund çdo dyshimi mbi lidhjen e tyre, duke e bërë të qartë se marrëdhënia me Dakun është serioze dhe e qëndrueshme.

    Vesa zbuloi gjithashtu se aktualisht po e shijon jetën private dhe pushimin nga televizioni, duke lënë të kuptohet se nuk do të rikthehet në ekran deri në vitin 2026.
    Për momentin, ajo po i përkushtohet vetes, udhëtimeve dhe dashurisë — dhe sipas saj, “me pak msysh, por shumë dashuri në mes.”

  • Alba Vukaj surprizohet me buqetë trëndafilash, kush është i dashuri misterioz?

    Alba Vukaj surprizohet me buqetë trëndafilash, kush është i dashuri misterioz?

    Alba Vukaj, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit plot romancë dhe mister. Në një foto të publikuar në Instagram, ajo shihet duke mbajtur një buqetë gjigante trëndafilash të kuq, të cilën e ka shoqëruar me përshkrimin intriguese: “Anonymous flowers 🥺”.

    Ky detaj i vogël mjaftoi për të vënë në lëvizje ndjekësit, të cilët menjëherë filluan të pyesin se kush është “djaloshi misterioz” që i ka dërguar një dhuratë kaq romantike. Komentet nën postim janë mbushur me hipoteza, me fansat që përpiqen të zbulojnë identitetin e dhuruesit anonim.

    Edhe pse Alba nuk ka dhënë asnjë sqarim dhe duket se po e shijon gjithë këtë vëmendje me buzëqeshje, postimi i saj është kthyer në një nga më të komentuarit e ditës në rrjetet sociale.

    A është ky fillimi i një romancë të re në jetën e saj, apo thjesht një gjest admirimi nga një fans i zjarrtë?

  • Getinjo tregon arsyet pse është vështirë të bësh muzikë sot

    Getinjo tregon arsyet pse është vështirë të bësh muzikë sot

    Reperi nga Ferizaj, Getinjo, ka folur hapur për vështirësitë e krijimit muzikor në kohët e sotme, duke pranuar se për artistët që shkruajnë vetë tekstet, periudha aktuale është më sfiduese se kurrë.

    Në një postim në rrjetet sociale, artisti ndau fragmente nga disa projekte të papublikuara dhe një mesazh të qartë për gjendjen e skenës muzikore:

    “Kjo tokë e muzikës që janë duke e mbjellur nuk sjell fruta as lule. Normalisht, fitojmë para në klube. Por, do të mundohem t’i publikoj disa këngë që do të kenë tekste të mençura dhe reale.”

    Getinjo, i njohur për tekstet me tematikë sociale dhe stilin e tij të drejtpërdrejtë, shtoi se arti i vërtetë duhet të ketë kuptim dhe ndikim:

    “Disi, kurrë s’ka pasur nevojë populli më shumë se sot për tekste. Njohuri! S’kam asgjë kundër reperëve të tjerë. Ka bukë për të gjithë. Shihemi!”

    Ky mesazh ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë përkrahur për qëndrimin e tij të sinqertë dhe përkushtimin ndaj muzikës me vlerë.

  • Mozzik dhe Lotina, dashuri mes thjeshtësisë dhe traditës shqiptare: “Zoti ju dhashtë bereqet”

    Mozzik dhe Lotina, dashuri mes thjeshtësisë dhe traditës shqiptare: “Zoti ju dhashtë bereqet”

    Reperi i njohur Mozzik ka ndarë me ndjekësit e tij një moment plot ngrohtësi dhe dashuri familjare, duke treguar anën e tij më të qetë dhe më të ndjeshme. Në një postim në Instagram, ai dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, shfaqen përpara një darke të shtruar me ushqime tradicionale shqiptare – një skenë e mbushur me dashuri, qetësi dhe vlera të rrënjosura familjare.

    Në mbishkrimin që shoqëron foton, Mozzik ka zgjedhur të ndajë një mesazh të thjeshtë, por me shumë kuptim:
    “Që nga dita kur mësova të flas, të kuptoj e të njoh kuptimin e fjalëve që m’i mësoi nana ime, ndër më të bukurat ka qenë dhe mbetet: ‘Zoti ju dhashtë bereqet’.”

  • Pas “All Natural”, a po vjen bashkimi historik i Ritës, Duas, Bebes dhe Ava Max?

    Pas “All Natural”, a po vjen bashkimi historik i Ritës, Duas, Bebes dhe Ava Max?

    Rita Ora dhe Yll Limani kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri, “All Natural”, një version të këngës së Ritës, ku këtë herë Ylli sjell interpretimin e tij në shqip.

    Prej kohësh është përfolur për një mega-bashkëpunim mes këngëtareve shqiptare me famë botërore. Kjo e nisur nga një tweet në vitin 2019 nga Bebe Rexha drejtuar Dua Lipës, Eva Max dhe Rita Orës.

    The four Albanians in a collaboration? Bebe Rexha makes the public  invitation

    A do mbetet ky vetëm një status rasti apo do të realizohet njëlloj si ky i fundit, mbetet të shihet!

  • “Libri i Xhunglës” magjeps të vegjlit në Teatrin e Kukullave, një udhëtim mes aventurës dhe mësimit

    “Libri i Xhunglës” magjeps të vegjlit në Teatrin e Kukullave, një udhëtim mes aventurës dhe mësimit

    Magjia e “Librit të Xhunglës” mori jetë në skenën e Teatrit të Kukullave, duke sjellë një eksperiencë të paharrueshme për fëmijët dhe prindërit që mbushën sallën plot gëzim. Regjisorja Ina Morinaj, së bashku me aktorët e talentuar të trupës, sollën një interpretim ndryshe të kryeveprës së Rudyard Kipling, ku arti i kukullave u ndërthur në mënyrë të përsosur me lojën skenike.

    Skena u shndërrua në një xhungël të vërtetë, plot ngjyra, muzikë dhe emocione. Kukullat anatomike, të ndërtuara në përmasat e kafshëve reale, u bënë urë lidhëse mes imagjinatës dhe realitetit, duke bërë që të vegjlit të ndiheshin pjesë e aventurës së Moglit, Balusë dhe Bagherës.

    Për rreth 50 minuta, fëmijët jo vetëm që ndoqën me kërshëri historinë e djaloshit që rritet mes kafshëve, por edhe u bënë bashkëudhëtarë në aventurën e tij për mbijetesë dhe miqësi. Aktorët si Ilia Kaçi, Erdit Asllanaj, Aleksandër Grami dhe Juxhin Plovishti ndanë emocionet e tyre pas shfaqjes, duke u shprehur të lumtur për reagimin e ngrohtë të publikut dhe për përfshirjen e fëmijëve në çdo moment të lojës.

    “Libri i Xhunglës” do të vazhdojë të luhet edhe fundjavën e ardhshme në Teatrin e Kukullave, duke ftuar të gjithë ata që duan të përjetojnë nga afër këtë botë plot fantazi, miqësi dhe mësime jete.