ATV

Tyson Fury pritet të rikthehet në ring, në fokus dueli me Joshuan

Written by

in

Boksieri britanik Tyson Fury pritet të rikthehet në ring, duke i dhënë fund pensionimit të tij njëvjeçar. Rikthimi i tij është lidhur ngushtë me një meç të shumëpritur ndaj Anthony Joshuas.

Kryetari i Queensbury Promotions, Frank Warren, ka theksuar se kjo ndeshje do të realizohet vetëm nëse Furyt i ofrohet shuma e duhur financiare.

“Ajo që do ta inkurajojë Tysonin është aspekti financiar,”
deklaroi Warren për Sky Sports. “Ne besojmë se ai e ka mposhtur AJ-në. Gjithçka varet nga vlera e ndeshjes. Është një duel i madh dhe sjell shumë para,” shtoi ai.

Meçi i fundit i Furyt ishte ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, nga i cili u mposht në Arabinë Saudite.

Ndërkohë, Anthony Joshua zhvilloi së fundmi një përballje ndaj yllit të rrjeteve sociale Jake Paul, të cilin e mposhti me nokaut. /ATVLIVE.TV

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *