ATV

Guardiola paralajmëron lojtarët e Manchester City për Krishtlindje

Written by

in

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli së fundmi në konferencë për shtyp para ndeshjes së fundit të klubit në Premierligë për vitin 2025, kundër Nottingham Forest.

Me afrimin e festave të Krishtlindjeve, shumë trajnerë përpiqen t’i kontrollojnë ushqyerjen e lojtarëve të tyre dhe Guardiola nuk bën përjashtim. Ai paralajmëroi skuadrën që të mos hanë ose pinë më shumë se ç’duhet gjatë periudhës festive.

“Dje të gjithë lojtarët u peshuan dhe më 25 do të jem atje duke i monitoruar se sa kilogramë shtojnë. Nëse ata do të vijnë më të rëndë, nuk kam thënë asgjë për t’i frikësuar, por kjo është e vërteta”, deklaroi Guardiola.

Ndeshja zhvillohet të shtunën, më 27 dhjetor, në stadiumin “City Ground” nga ora 13:30. /ATVLIVE.TV

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *