ATV

Bashkimi dhe Trepça në ndeshje kyçe të FIBA Europe Cup

Written by

in

Bashkimi dhe Trepça do të luajnë sonte ndeshje të rëndësishme në grupet e FIBA Europe Cup.

Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi, do të zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi, ku do të përballet me Pallacanestro Reggiana. Prizrenasit kanë një fitore dhe tri humbje deri tani, ndërsa
italianët kanë dy fitore e dy humbje. Takimi i luajtur në Itali përfundoi 100:65 në favor të vendasve.

Kjo është hera e parë që nënkampionët e Kosovës garojnë në grupet e FIBA Europe Cup. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00.

Nga ana tjetër, kampionia e Kosovës, Trepça, udhëton drejt Gjermanisë për t’u përballur me Braunschweig. Për ‘Xehetarët’, ky është edicioni i dytë radhazi në grupet e FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit kanë regjistruar katër humbje, ndërsa skuadra gjermane ka tre fitore e një humbje, po aq sa edhe PAOK, ndërsa Anwil ka dy fitore e dy humbje. Takimi në Gjermani fillon nga ora 18:30. /ATVLIVE.TV

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *