ATV

“Je legjendë” – Lladrovci emocionon me mesazhin për Granit Xhakën

Written by

in

Sunderland arriti një fitore të madhe në udhëtim ndaj Chelseat me rezultat 2–1, në kuadër të xhiros së nëntë të Ligës Premier.

Të udhëhequr nga kapiteni, Granit Xhaka, ekipi që u promovua këtë sezon në elitë arriti të bëjë befasinë e javës, duke siguruar fitoren krejt në fund të takimit.

Mesfushori shqiptar ishte titullar dhe zhvilloi një ndeshje të plotë me paraqitje pozitive, duke u afruar edhe pranë golit në një rast.

Në tribunë për ta përkrahur Xhakën ishte i pranishëm edhe Ramiz Lladrovci, i cili pas ndeshjes mori fanellën e tij si kujtim.

Lladrovci e bëri të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku publikoi një fotografi me fanellën e Xhakës në duar, duke shkruar:

“Granit, faleminderit, je legjendë. Ky vrap yti, përqafimi dhe dhurata më bëjnë krenar.
Krenar me edukatën tënde — faleminderit familje Xhaka, faleminderit Ragip, Taulant.
Respekt Granit, je i paarritshëm kampion.”

Pas kësaj fitoreje të madhe, ‘Macet e Zeza’ do të rikthehet në aksion të hënën, kur do të presë në shtëpi Evertonin. /ATVLIVE.TV

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *