ATV

Start i vështirë për Pejën në ENBL, humb ndaj Riga Zelli

Written by

in

Skuadra e basketbollit Peja ka debutuar me disfatë në Ligën ENBL, duke u mundur në Prishtinë nga ekipi letonez Riga Zelli me rezultat 72:83.

Ndeshja nisi me një çerek të parë të baraspeshuar, ku vendasit morën epërsinë minimale 20:17. Megjithatë, mysafirët treguan më shumë stabilitet në periodën e dytë, të cilën e fituan 21:30, duke shkuar në pushim me epërsi 41:47.

Pjesa e tretë përfundoi në barazim 15:15, por në dhjetë minutat e fundit Peja nuk arriti të rikthehej në lojë, duke e mbyllur takimin me humbje 72:83.

Te skuadra vendase u dallua Tajh Nugace Green me 20 pikë dhe shtatë kërcime, ndërsa Skyler Tyron Flatten kontribuoi me 14 pikë.

Kjo ishte ndeshja e parë për Pejën në këtë garë ndërkombëtare, ndërsa Riga Zelli shënoi fitoren e dytë radhazi në po aq ndeshje. /ATVLIVE.TV

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *