ATV

Babai i Lamine Yamal shpërthen pas humbjes për Topin e Artë: ‘Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur’”

Written by

in

Babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka reaguar me tone të ashpra pas shpalljes së Ousmane Dembélé fitues të Topit të Artë 2025.

Mounir Nasroui, i pranishëm në Paris gjatë ceremonisë, fillimisht dha një koment të shkurtër për gazetarët:
“Viti tjetër është i yni”, u shpreh ai, duke treguar qartë se nuk ishte i kënaqur me rezultatin.

Megjithatë, zhgënjimi i tij u thellua pas ceremonisë dhe ai shpërtheu në një lidhje me programin spanjoll El Chiringuito, ku deklaroi:
“Është dëmi moral më i madh për një qenie njerëzore. Nuk dua ta quaj grabitje, por kjo ishte e padrejtë.”

Nasroui theksoi se sipas tij, i biri ishte lojtari më i mirë në botë dhe meritonte trofeun:
“Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë me diferencë të madhe. Nuk e them sepse është djali im, por sepse nuk ka rivalë. Ai është unik.”

Duke ngritur dyshime për procesin e votimit, ai shtoi:
“Lamine është Lamine Yamal. Duhet të themi se diçka shumë e çuditshme ka ndodhur këtu.”

Në fund, ai përsëriti bindjen e tij se e ardhmja i takon talentit spanjoll:
“Topi i Artë i vitit të ardhshëm do të jetë spanjoll.”

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *