ATV

Pas Avdullahut, edhe Hajdari drejt Kosovës? Zvicra në alarm

Written by

in

Futbolli zviceran është tronditur së fundmi pas vendimit të Leon Avdullahut për të braktisur Kombëtaren e Zvicrës dhe për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës. Ky vendim befasues ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin sportiv zviceran, ndërsa tani duket se një tjetër futbollist i talentuar është pranë ndjekjes së të njëjtit drejtim.

Sipas të përditshmes zvicerane Blick, Federata e Futbollit të Kosovës është në bisedime për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të ri, Albian Hajdari, aktualisht pjesë e skuadrës gjermane Hoffenheim. Hajdari, i cili është vetëm 22 vjeç, ka luajtur deri më tani vetëm në ndeshje miqësore me ekipin kombëtar të Zvicrës, gjë që i lejon rregulloret e FIFA-s të ndryshojë përfaqësimin kombëtar dhe të zgjedhë Kosovën.

Por, sipas trajnerit Murat Yakin janë duke punuar në këtë drejtim:

“Nuk e përfshimë në ndeshjet e shtatorit, për këtë kemi rënë dakord. E kemi një plan për të, por do ta trajtojmë këtë pas ndeshjeve të shtatorit”, u shpreh selektori Yakin.

Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim në kampin helvetik, pasi mund të jetë largimi i tretë i një lojtari të ri brenda një kohe shumë të shkurtër. Përveç Avdullahut, edhe Eman Kospo vendosi së fundmi të refuzojë Zvicrën për të përfaqësuar Bosnje e Hercegovinën.

Ndërkohë, Leon Avdullahu pritet të marrë ftesën e parë nga Kosova për ndeshjet e muajit shtator, ku “Dardanët” do të përballen pikërisht me Zvicrën dhe Suedinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. /ATVLIVE.TV

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *